Vllaznia U21-Erzeni U21, 1-1
(Shënues: Xhensil Kapllanaj 9’/Zeneli 24’)
Formacioni i Vllaznisë: U21: Jukaj, Marashi, Ramja, Sylia, Xhu. Kapllanaj, Jahja, Zahi, Cungu, Kodra, Xhe. Kapllanaj, Kubazi.(U aktivizuan: Bunjaj, Zymeri, Moleci, Bajrami, Xhakaj). Trajner: Ergi Borshi.
Vllaznia dhe Erzeni për kategorinë e Superligës U21 u përballen pasditen e sotme në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës në kuadrin e javës së katërt të kampionatit kombëtar të kësaj grupmoshe.
Me golin e shënuar që në minutën e 9-të me autor Xhensil Kapllanajn, 21 vjeçarët e Vllaznisë të drejtuar nga trajneri Ergi Borshi, u duket se mësë fundmi do të gjenin fitoren e parë në këtë fillim kampionati.
Por miqtë, që në mungesë të trajnerit të tyre, në këtë ndeshje drejtoheshin nga shefi i klubit të Erzenit, Ervis Xhafa, arrijnë të barazojnë shumë shpejt, kur në minutën e 24-tërt është Zeneli që fikson shifrat 1 me 1. Megjithë përpjekjen e të dyja skuadrave, pjesa e parë e kësaj ndeshje mbyllet me barazpeshën 1-1.
45 minutëshi i dytë nis me një tjetër shans për Vllazninë që të marrë avantazhin, pasi që në minutën e parë të pjesës së dytë, në një kundrasulm të shpejtë të Kapllanajt, mbrojtësi mik Zeneli e pengon me faull, ku duke qënë edhe lojtari i fundit, ndëshkohet nga gjyqtari kryesor i ndeshjes, shkodrani Indrit Myrtja me kartonin e kuq.
Avantazhin e të qënurit me një futbollist më shumë në fushën e lojës, Vllaznia nuk arrin ta shfrytëzojë. Madje, për hirë të së vertetes, për disa minuta me radhë, janë miqtë nga Shijaku që shfaqen shumë të rezikshëm në portën e Vllaznisë, por garancia në portë e gardianit Jukaj mban të paprekur rrjetën kuqeblu.
Ndërhyrjet e trajnerit kuqeblu Ergi Borshi për të shtuar ritmin e veprimeve sulmuese në portën kundërshtare bëjnë që Vllaznia të nisë presionin e saj në kërkim të golit të avantazhit. Por, në momentin më të mirë të saj gjyqtari shkodran Myrtja ndëshko në minutën e 71-të me karton të kuq Xhulian Kapllanajn duke bërë që të barazpeshohet numri i lojtarëve në fushën e lojës, 10 me 10.
15 minutëshi i fundit është më i bukuri i ndeshjes, kjo edhe për faktin, se krahas dëshirës së miqve për të marrë një fitore në Shkodër, është Vllaznia që e dirigjuar në fushë nga kapiteni Ëilliam Cungu e sposton lojën në portën kundërshtare. Fillimisht është vetë kapiteni Cungu që me një gjuajtje distance trondit shyllën pingule të majtë të portës shijakase. Më pas është shtylla e djathtë pingule e miqve që goditet Zymeri, por portjeri mik është me fat që nuk pëson gol, madje edhe atëherë kur loja në sekondat e fundit të takimit dhe kuqeblutë shpërdorojnë një super rast duke mos arritur të shënojnë.
Kështu, përfundimisht, vëshëllima përfundimtare e gjyqtarit Myrtja, fikson barazimin 1-1, i treti ky për Vllazninë në këto katër javë kampionat, ndërkohë që kanë edhe një humbje të pësuar në transfertë me Apoloninë.
(Video) Pamje nga ndeshja, Vllaznia U21-Erzeni U21. Barazim, 1-1, java e katërt e Superligës U21. Stadiumi “Reshit Rusi” Shkodër.