Saturday, November 23, 2024

Abissnet Superiore-Sot, dy ndeshjet e fundit të javës së 9-të: Tirana-Egnatia dhe Erzeni-Partizani

Lexo

E nisur të shtunën me çiftinm, Skënderbeu-Vllaznia i fituar nga kuqeblutë me rezultatin 0-2, java e nëntë të kategorisë Superiore vijoi të dielën me du takimet e radhës, Kukësi-Laçi 1-0
Dinamo-Teuta 2-3 , ndërkohë që dy sfidat e sotme, Tirana-Egnatia dhe Erzeni-Partizani, mbyllin kon kurimin e kësaj jave.

Ballafaqimi i parë Tirana-Egnatia luhet në stadiumin “Selman AStërmasi” duke filluar nga ora 14:00 . Një ndeshje kjo e cilësuar si supersfida e kësaj jave, pasi ndeshen dy skuadrat kryesuese të Superiores. Bardheblutë duan të lënë pas disfatën në derbi dhe të rikthehen te fitorja. Nga ana tjetër rrogozhinasit duan të ruajnë vendin e parë në renditje.

Në vijim, tre orë më pas, në orën 17:00, edhe pse është pritës, Erzeni luan kundër Partizanit në stadiumin kryeqytetas, “Arenën e Demave”. Shijakasit janë me ulje-ngritje këtë sezon dhe duan të tregojnë forcën e tyre përballë “demave”. Këta të fundit vijnë pas dy fitoresh radhazi dhe tashmë do të kërkojnë dhe të tretën për ta mbyllur fazën e parë me 17 pikë.

Ndeshjet e Javës së 9-të të Superiores:

Të shtunën

Skënderbeu-Vllaznia 0-2

Të dielën
Kukësi-Laçi 1-0
Dinamo-Teuta 2-3

Sot
Tirana-Egnatia ora 14:00
Erzeni-Partizani ora 17:00

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img