Wednesday, November 27, 2024

Presidenti Duka pritet në takim nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Konjufca. “Diskutuam për zhvillimin e futbollit e bashkëpunime të mëtejshme”

Lexo

Presidenti i Federatës Shqiptare e Futbollit, Armand Duka, është pritur sot në një takim nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca. I pranishëm në takim ishte edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Tema e diskutimit ka qenë zhvillimi i futbollit në Kosovë dhe mbështetja që i jep qeveria e Kosovës sportit në përgjithësi e futbollit në veçanti. Gjithashtu, Presidenti Duka dhe kryeparlamentari i Kosovës, Konjufca folën edhe për bashkëpunimet e mëtejshme me projekte e politika konkrete mes dy federatave në të mirë të futbollit.

Sakaq, z. Konjufca nga ana e tij ka uruar Presidentin e FSHF-së për zgjedhjen në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s, duke e cilësuar si një arritje madhore.

Presidenti Duka në një status të publikuar në profilet e tij në rrjetet sociale ka vlerësuar pritjen e rezervuar nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe bisedën e përzemërt.

“Nisa ditën sot me një takim zyrtar, por që mund të quhet edhe miqësor për pritjen e përzemërt që Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca më bëri.

I shoqëruar nga miku im Agimi Ademi, padyshim që fokusi ishte në zhvillimin e futbollit në Kosovë, mbështetjen që qeveria e shtetit të Kosovës i jep futbollit, duke u ndalur edhe te bashkëpunimet e mëtejshme në projekte dhe politika konkrete mes dy federatave.

Falënderoj z .Konjufca, jo vetëm për ftesën, por edhe për urimet me rastin e zgjedhjes sime si Zv.President i UEFA dhe vlerësimet për paraqitjen e kombëtares. Të mirëpres në Shqipëri mik!”, – shkruan Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img