Saturday, May 4, 2024

(Intervista) Ish kampioni i Vllaznisë në vitet 70-të, Rauf Çanga, analizon kuqeblutë: Nuk duhet humbur jashtë. Në Kukës, edhe me barazim jam i kënaqur

Lexo

Vllaznia duket se po i lë pas oshilacionet e shfaqura gjatë fazës së parë dhe me 5 pikët e marra në tre ndeshjet e fundit të luajtura në transfertë, përfshirë edhe atë me korçarët, ka dhënë sinjale pozitive. I këtij mendimi është edhe ish futbollisti shkodran, Rauf Çanga, i cili në vitet 70-të ka fituar kupë dhe kampionat me uniformën kuqeblu. Ndonëse, është në vitin e 80-të të lindjes, Raufi e ndjek rregullisht Vllazninë në “Loro Boriçi” si dhe ndeshjet jashtë përmes televizorit.

Çanga, cili është opinioni juaj për ndeshjet e deritanishme të Vllaznisë për fazën e parë të Superiores?

Mendoj që është një përmirësim shumë i mire i skuadrës. Duke konsideruar që kemi pasur katër ndeshje jashtë, kam menduar që nuk do të marrim shumë pikë pasi dhe tifozëria luan një rol të rëndësishëm. Në një nga ndeshjet jashtë, janë bërë 32 pasime të gabuara. Vllaznia duhet të ketë kujdes, nuk duhet të bëjmë asnjë humbje në Shkodër në qoftë se duam të arrijmë vendet e para. Megjithatë, fitorja në transfertë me Skënderbeun ishte në momentin më të duhur për skuadrën tonë.

Vllaznia luan në Kukës në ndeshjen e radhës. Si e mendoni?

Kukësi është përmirësuar shumë. Duhet të paktën të synojmë barazimin në ndeshjet jashtë, ndërsa në Shkodër vetëm fitorja.

Mendoni se edhe barazimi është i vlefshëm në ndeshjen në transfertë me Kukësin?

Kryesorja është që në ndeshjet jashtë mos të humbim. Nuk ka rrugë tjetër. Në skuadër ka element të ri me perspektivë, por duhet një golashënues i mirëfilltë sepse ndryshe është e vështirë.

Për momentin, Vllaznia është vendin e pestë të renditjes, besoni që do të jetë në fazën finale mes katër skuadrave më të mira të kampionatit?

Nëse do të vijojë me këtë ritëm, duke pasë parasysh se skuadra rikthehet të luajë ndeshjet në stadiumin “Loro Boriçi”, unë e shoh të mundur një gjë të tillë. Gjithësesi, duhet patur kujdes për ndonjë lëzivje cilësore në merkaton e janarit.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img