Tuesday, November 26, 2024

Euro 2024. Presidenti i FSHF-së Armand Duka, përshëndet fitoren e kombëtares së femrave U19 ndaj Lituanisë

Lexo

Mbrëmjen e djeshme kombëtarja kuqezi e femrave U-19 fitoi me rezultatin 2-1 ndeshjen e parë ndaj Lituanisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian për këtë grupmoshë. Në ndeshjen e luajtur në stadiumin ‘Schaffhaussen’ në Zvicër, golat për kombëtaren tonë kuqezi u shënuan nga dy futbollistet shkodrane, Klaudia Borçi dhe Rosela Vasa.

Suksesin në fjalë e ka përshëndetur presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili në faqen e tij zyrtare të rrjetit social FB, shkruan:

“Dua ta nis këtë mëngjes me një mesazh mbështetës dhe falënderues për vajzat e Kombëtares U-19 dhe trajnerin Krepi e stafin teknik të tyre për rezultatin pozitiv fitues në një ndeshje jo pak të luftuar kundër vajzave të Lituanisë.

Me këtë fitore (2-1), Kombëtarja jonë e vajzave renditet në vendin e dytë me 3 pikë po aq sa Zvicra në kualifikueset e Kampionatit Europian. Ndeshja e radhës do të luhet ndaj ekipit të vajzave të Qipros dhe besoj se tashmë Kombëtarja jonë e ka të qartë lojën e ekipit kundërshtar për të marrë një tjetër fitore dhe për të arritur synimin për të kaluar në Ligën A.

Jemi në një fundvit pozitiv ku futbolli i vajzave po prodhon rezultate, lojë e shpirt gare. Po mbështesim në çdo drejtim futbollin e vajzave duke bashkuar gjithë energjitë me stafet teknike të ekipeve dhe administratën në FSHF që frytet e punës disa vjeçare, të na japin rezultatet që po shohim.

Presim që edhe Kombëtarja A e vajzave me trajnerin Grima që kanë udhëtuar drejt Dublinit për takimin kundër Irlandës të na sjellë sinjale pozitive të rritjes profesionale të futbollit të vajzave.

Urime vajzave të kombëtares Kuqezi!”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img