Sunday, May 5, 2024

Celtik-Atletiko Madrid, tifozët skocezë të Gllazgout formojnë flamurin palestinez në tribunë

Lexo

Klubi është gjobitur disa herë nga UEFA dhe tani, duke qenë një shkelës i përsëritur, rrezikon sanksione edhe më të rënda

Tifozët e Celtic, pjesë e ‘Green Brigade’, një grup shumë i politizuar i cili prej vitesh ka qenë mbështetës i çështjes palestineze, e kanë mbajtur fjalën dhe, duke injoruar apelet e klubit për të mos ‘politizuar’ ndeshjen e kësaj mbremjeje kundër Atletico Madridit dhe për t’u “lutur për paqe”. Ata demonstruan ashtu siç kishte bërë gjatë ndeshjes së kampionatit kundër Kilmarnock.

Kështu anëtarët e grupit hynë në stadium, disa të veshur me të kuqe, disa të zeza, disa të bardha dhe disa të gjelbër dhe ‘kompozuan’ flamurin palestinez në tribuna për të nënvizuar edhe një herë se në cilën anë janë edhe pas ngjarjeve të fundit.

Para ndeshjes i njëjti grup kishte njoftuar se do të shpërndante “mijëra flamuj palestinezë” jashtë Celtic Park, pavarësisht ndalimit për t’i sjellë në stadium. Për shkak të flamujve dhe banderolave ​​pro Palestinës të shfaqura nga mbështetësit e saj në raste të mëparshme, Celtic ishte gjobitur disa herë nga UEFA dhe tani klubi, duke qenë një shkelës i përsëritur, rrezikon sanksione edhe më të rënda.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img