Monday, November 25, 2024

Foto-Lajm-Dy legjenda në një foto. Yjet e Al-Nassr, Hysen Zmijani, dy herë kampion i para 30-të viteve dhe Kristiano Ronaldo, lideri i skuadrës së sotme

Lexo

30 vite më parë, futbollisti shkodran Hysen Zmijani, ishte lideri i Al-Nassr duke u shpallur dy herë kampion i Arabië Sudite në sezonedt 1993-1995. Në respekt të kontributit të dhënë për klubin saudit, presidenca e Al Nassr, ka pasur kënaqësinë ta ketë Hysen Zmijanin në cilësinë e të ftuarit Vip për të asistuar në ndjekjen e ndeshjes së rëndësishme që skuadra e tyre luante për llogari të “Asian Champions League” kundër kampiones së Katarit Al Duhail.

Dashamirësia nga ana e drejtuesve të klubit në pritjen zyrtare organizuar në zyrat e stadiumit si dhe duartrokitjet dhe ovacionet e tifozëve, të cilët parapëlqyen të fotografohen dhe filmohen me ish futbollistin e skuadrës së tyre, Hysen Zmijani, ishin jashtë mase emocionuese për shkodranin që ka bërë histori në të dy shtetet në fjalë, Shqipëri dhe Arabinë Saudite.

Por, emocionet e Hysen Zmijani, i cili vazhdon të shijojë ditët festive në Arabinë Saudite, kanë vijuar të jenë të pranishme edhe ditën e sotme, ku ai ka pasur një takim të ngrohtë me Kristiano Ronaldon, që këtë sezon futbollistik është personazhi kryesor i Al Nassr.

“Sot mund të them që kam pas shanc që kam qënë lojtare i ekipit Al-Nassr.
Më dha një mundësi për të takuar lojtarin më të mirë në botë
Thjeshtësia e gjentilesa e tij më habiti”, shkruan Hysen Zmijani, pas takimit dhe fotos së shkrepur me Kristiano Ronaldon.

Gaspër MARKU 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img