Wednesday, November 27, 2024

Shqipëri-Irlandë , nesër, ora 18:00 në “Loro Boriçi”. Futboll Femra-Liga e Kombeve

Lexo

Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave vazhdon rrugëtimin e saj në takimet e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku nesër do të përballet me kombëtaren e Irlandës. Si pjesë e grupit B1 të, futbollistet tona kuqezi luajtën tre ditë më parë në transfertë, pikërisht ndaj këtij kundërshtari, duke u mundur me rezultatin 5 me 1, ku të vetmin gol për kombëtaren tonë e shënoi futbollistja e Vllaznisë, Megi Doçi.

Menjëherë pas kthimit nga Irlanda, kombëtarja e Shqipërisë e drejtuar nga trajneri Armir Grima është grumbulluar në një nga lokalet komode të periferisë së qytetit të qytetit të Shkodrës. Ndërkohë, mbrëmjen e sotme kombëtarja kuqezi ishte e pranishme në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës ku zhvilloi seancën e fundit stërvitore, 24 orë përpara ndeshjes me Irlandën. Kujtojmë që stadiumi, ishte përreth një muaj i mbyllur si rezultat i proçesit të rimbjelljes së barit, i cili tashmë është krejtësisht gati për të pritur sfidën e nesërme, Shqipëri-Irlandë.

Nga sa është parë, tekniku i kombëtares Armir Grima, ka preferuar të ketë në dispozicion për ndeshjet eë Ligës së Kombeve, nëntë futbolliste të Vllaznisë, që përbëjnë edhe bazën e ekipit tonë kombëtar, mes të cilave spikasin, kapitenia Megi Doçi, Ezmiralda Franja, Luçie Gjini, Sara Maliqi, Gresa Berisha, Arbenita Curraj, Matilda Gjergji, etj.

Më herët, kombëtarja e jonë kuqezi luajti edhe dy ndeshje të tjera, ku fillimisht barazoi 1 me 1 me Hungarinë në stadiumin “Loro Boriçi” si dhe tre ditë më pas u mund në transfertë me rezultatin 1 me 0 nga Irlanda e Veriut.

Ndeshja, Shqipëri-Irlandë, e vlefshme për Ligën e Kombeve në futboll për femra, do të luhet nesër mbrëma në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 18:00, ku hyrja në stadium do të jetë falas.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img