Sunday, November 24, 2024

Kukësi, pretendon për një penallti ndaj Egnatias. Zv.Trajneri, Oltion Kërnaja: Në të gjithë botën është penallti!

Lexo

Prononcimi i zv.trajnerit Oltion Kërnaja, pas ndeshjes, Egnatia-Kukësi  2-1

“Nuk mendoj se është rezultati më i drejtë i ndeshjes. Bëmë një ndeshje shumë të mirë, si vijim i ndeshjeve të kaluara, luajtëm si të barabartë. Ato që ndikuan ishin fragmentet, penalltia, pakujdesi tonat dhe Egnatia i shfrytëzoi siç duhet.

Në pjesën e dytë ne kaluam me strategji tjetër, mbanim topin, shkuam rrjedhshëm te porta, si rasti i Muratit që erdhi goditja me kokë e Rashitit që bëri penallti Sherri. Edhe rasti i penalltisë që nuk u dha nga arbitri, ishte një rast që ndryshonte komplet rrjedhën e lojës.

Nëse mbrojtësi nuk ka devijuar topin, çfarë do bënte sulmuesi? Ai ishte në zotërim të topit dhe një kundër një me portierin, kjo në gjithë botën është penallti. Në disa raste që kemi arë, asnjëherë mbrojtësi që mund të godasë topin, nuk mund të godasë sulmuesin më pas se është përsëri penallti. Kjo është rregullorja”, u shpren zv.trajneri i Kukësit, Oltion Kërnaja për “MCN”, menjëherë pas ndeshjes, Egnatia-Kukësi, 2-1

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img