Pas pak në qilimin e blertë të stadiumit “Loro Boriçi”, aty ku mbrëmjen e djeshme u luajt sfida e kombëtares së femrave, Shqipëri-Irlandë për Ligën e Kombeve, do të ballafaqohen Vllaznia dhe Erzeni.
Ndeshja e vlefshme për javën e 11-të të Abissnet Superiore është mjaft e rëndësishme për të dyja, skuadrat, sidomos për kuqeblutë që sot drejtohen për herë të parë nga trajneri i ri, shqiptaro-maqedonasi, Qatip Osmani.
Nga sa është parë, Osmani duket se do të paraqitet në fushën e lojës me nryshime nga paraardhësi i tij, kur i ka besuar nga minuta e parë Dragoshit që ka luajtur si zëvendësues, ndërkohë që hedh në fushë një detues 19 vjeçar si Kevin Dodaj.
Formacionet zyrtare të skuadrave
VLLAZNIA: Qarri, Juriç, Sala, Dragoshi, Alivoda, Krymi, Boshnjaku, Dodaj, Mala, Gruda, Balaj. Trajner: Qatip Osmani
ERZENI: Hasanbelli, Sadiki, Atanda, Peposhi. Alba, Migone, Meçja, Maliqi, Kahrimanoviç, Zeka, Mihana. Trajner: Alfred Deliallisi