Friday, October 25, 2024

(Video) Mori 3 pikë shumë të rëndësishme në transfertë me Skënderbeun, trajneri Mehmeti, beson shumë në ringjalljen e Dinamos

Lexo

Ndonëse pozitat e saj në tabelën e klasifikimit vazhdojnë të mos jenë të mirë, në vendin e parafundit në renditje me pikë të barabarta me Teutën e vendit të fundit, fitorja në transfertë me Skënderbeun në mesjavë i ka dhënë një moral shumë të rëndësishëm Dinamos për të dalë nga kjo situatë e rënduar që është përfshirë prej javësh.

Megjithatë, rikthimi i trajnerit Dritan Mehmeti në krye të skuadrës ka dhënë impaktin pozitiv në radhët e bluve. Mehmeti, rikthehet në skuadrën, të cilën sezonin e kaluar e ngriti nga Kategoria e Parë në Superiore. Madje një pjesë të mirë të periudhës përgatitore në Pogradec e disa ndeshje miqësore Dinamo i kreu me Mehmetin në krye, ndërsa më pas u zëvendësua nga Di Biaxhio, i cili të dielën pas humbjes me Teutën dha dorëheqjen. Disi i çuditshëm ardhja e Di Biaxhios, sepse pa përfunduar kampionati i Kategorisë së Parë, Mehmeti ishte konfirmuar nga presidenca që do të ishte në krye të bluve.

Në fakt Dritan Mehmeti ishte trajneri i të rinjve të Akademisë së Dinamo Sitit. Nuk është hera e parë që drejton blutë, teksa fillimisht e ka drejtuar më 2012-ën. Më pas dy vite radhazi 2013-2015 ka qenë në krye të bluve e në periudha të ndërmjetme ka qenë trajneri i Korabit, ndihmëstrajner i Partizanit, apo dhe trajner i të kuqve. Jo pak në vite të mëparshme ka qenë edhe trajneri i moshave të Dinamos. Edhe si futbollist ka luajtur për Dinamon, sikurse ka luajtur me Erzenin, Shkumbinin, Partizanin e Besën.

Gjithsesi tanimë është në krye të bluve për t’i kthyer emrin e mirë kësaj skuadre, apo për ta çuar atje ku i takon. Në prononcimin e dhënë pas fitores me korçarët, trajneri Dritan Mehmeti, shfaqet optimist për ndryshimin e situatës.

(Video) Prononcimi i trajnerit të Dinamos, Dritan Mehmeti, pas fitores 2 me 1 ndaj Skënderbeut-Superiore, java e 12-të.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img