Shqipëri U15-Maqedonia e Veriut U15 3-0
Shënues: (Adri Mehmeti 61’, Elson Himallarin 74’, Etrit Gjuzi 83’)
Formacioni i Shqipërisë: Klejton Uruci, Petro Marku, Dion Vata, Xhoel Mezani, Frensi Mali, Klevi Bariami, Henry Lleshi, Adri Mehmeti, Alvin Zekaj, Majkol Luka, Denis Matraku. Trajner: Armand Dama
Me ndeshjet e treta dhe të fundit është mbyllur turneu i radhës UEFA Development U-15, që u zhvillua në Shqipëri me të gjitha sfidat që u luajtën në fushat e Shtëpisë së Futbollit.
Në duelin e parë të ditës u përballën Hungaria U-15 dhe Kosova U-15, takim që përfundoi me fitoren 2-0 të hungarezëve. Në fakt, ka qenë ndeshje mjaft e luftuar me hungarezët që ishin pak më superiorë, ndërkohë që edhe ekipi kosovar arriti të krijonte raste të pastra për shënim, por ka konkretizuar. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Hungarisë, që arriti të zhbllokonte rezultatin me anë të sulmuesit Norbert Kiss, i cili goditi saktë me kokë, pas një krosimi nga e djathta duke e dërguar topin në rrjetë.
Ne pjesën e dytë bëhen shumë zëvendësime në të dyja skuadrat, ndërkohë që Kosova përpiqet të gjejë golin e barazimit vazhdimisht. Në minutat shtesë pas një gjuajtje të hungarezëve nga distanca portierit kosovar nuk e zotëron dot siç duhet topin me David Timar ndjek aksionin dhe godet saktë, duke shënuar golin e dytë, që fiksoi shifrat në 2-0.
Ndeshja e dytë u luajt mes Shqipërisë U-15 dhe Maqedonisë së Veriut U15 dhe përfundoi me fitoren e kuqezinjve me rezultatin 3-0.
Trajneri Armand Dama hodhi në fushë këtë formacion titullar: Klejton Uruci, Petro Marku, Dion Vata, Xhoel Mezani, Frensi Mali, Klevi Bariami, Henry Lleshi, Adri Mehmeti, Alvin Zekaj, Majkol Luka, Denis Matraku.
Edhe kjo sfida ka qenë mjaft emocionuese me raste për shënim, me të dyja skuadrat që kërkonin fitoren. Pavarësisht rasteve të shumta pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0, ndërkohë që në pjesën e dytë nisin dhe zëvendësimet e para. Në minutën e 61-të është Etrit Gjuzi i ardhur nga stoli që hyn në zonë dhe pas një ndërhyrjeje nga mbrojtësit maqedonas arrin të fitojë një 11-metërsh. Nga pika e bardhë godet bukur Adri Mehmeti, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke zhbllokuar rezultatin.
Në minutën e 74-t vjen edhe golin i dytë i Shqipërisë me autor Elson Himallarin, gjithashtu i futur në fushën në pjesën e dytë, i cili është i saktë me kokë pas një goditje nga këndi, duke mposhtur edhe portierin maqedonas, duke çuar rezultatin në 2-0.
Për të vulosur fitoren mendon sulmuesi Etrit Gjuzi, i cili në minutën e 83-të arrin të kërcejë më lart se kundërshtarët, duke goditur me kokë për ta dërguar në rrjetë, sërish pas një këndoreje. Shqipëria U-15 kryeson me avantazhin 3-0, ndërkohë që në minutat e mbetura rezultati nuk ndryshon. Kuqezinjtë marrin kështu fitoren e dytë në turneun UEFA Development U-15, që u organizua nga FSHF me pjesëmarrjen e Hungarisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Më poshtë edhe rezultatet e plota të turneut UEFA Development U-15:
Ndeshjet e para (30 tetor)
Maqedonia e Veriut U15 – Hungari U15 1-2
Shqipëri U15 – Kosovë U15 2-1
Ndeshjet e dyta (1 nëntor)
Kosovë U15 – Maqedoni e Veriut U15 1-1 (3-5 me penallti)
Shqipëri U15 – Hungari U15 0-4
Ndeshjet e treta (4 nëntor)
Hungari U15 – Kosovë U15 2-0
Shqipëri U15 – Maqedoni e Veriut U15 3-0