Monday, May 13, 2024

Fitoi minimalisht me Erzenin në transferetë, trajneri i Egnatias, Edlir Tetova: Tre pikëshi na kënaq të gjithëve, mbajmë kryesimin e kampionatit!

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova, pas ndeshjes, Erzeni-Egnatia, 0-1

“Nuk kisha dhënë detyrë për të qarkulluar topi, por duke parë Erzenin e kthyer të gjithin në mbrojtje na kishte bllokuar manovrat, se ishte me 5 mbrapa. Ndaj gjithmonë bëhet e vështirë që të shkohet drejt portës kundërshtare. Ndryshova diçka në pjesën e dytë me vendosjen e Duamenës në qendër, provova të gjeja thellësinë me Zejnullain dhe fatmirësisht ia arritëm.

Duamena nuk është në kondicionin e duhur. Ai ka vetëm pak ditë se vazhdon të luajë me dhimbje por ka dëshirën e madhe të luajë. Një lojtari të tillë apo kapitenit të skuadrës do t’i bëjmë vend.

Loja i ka këto vështirësi, edhe momente neglizhence nga lojtarët se nuk janë të gjithë në një format agresiviteti. Por lojtarëve u kërkova sot, sidomos në pushim, u thashë që të keni shumë durim për të lëvizur topin sa më shumë se do të vijë momenti. Duke parë Erzenin që po kërkonte tranzicionin, i kërkova Mëllugjës që të futej mes dy mbrojtësve dhe të ishim kompakt me 5. Ia dolëm në pjesën e dytë, duhej të kishim më shumë uri për të shkuar te goli i dytë, por trepikëshi na kënaq të gjithëve.

Ne kemi forma strategjie se i lëviz vetë lojtarët në ato pozita se janë shumë të mirë në një kundër një, kur ekipet janë shumë të ngjeshur janë të markueshëm. Por siç ia bëmë në pjesën e dytë kur shënuam, jam i kënaqur se në 45 minutat e dyta, deri në të kuqin, e kontrolluam mirë lojën.

Normalisht përsëriten ndeshjet, unë mundohem t’u shpjegoj lojtarëve që faza e dytë nuk është si e para, ekipet njohin njëri-tjetrin dhe marrin masa. Duhet të bëjmë shumë kujdes por më intereson më shumë që ekipi ka uri për të shkuar drejt fitores”, tha ndër të tjera, trajneri Edlir Tetova për “MCN” pas ndeshjes, Erzeni-Egnatia, 0-1.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img