Teuta pret në Durrës, Laçin në orën 17:00, në një duel të vlefshëm për javën e 12-të të Kategorisë Superiore. Vendasit duan të rikthehen tek ecuria e fitoreve pas humbjes me Tiranën, ku do të tentojnë të përfitojnë nga forma e dobët e Laçit në tri ndeshjet e fundit.
Në vigjilje të këtij dueli Edi Martinit, i është dashur të bëjë llogaritë me dëmtimet pasi disa lojtarë nuk i ka patur në dispozicion për shkak të dëmtimeve. Para kësaj sfidë është konfirmuar një mungesë, teksa dy lojtarë janë në dyshim.
Nga ana tjetër, Artan Jazxhi është rikthyer pasi shleu pezullimin për shkak kartonësh, ndërsa Alla tashmë do të mungojë disa javë.
Dyshja në dyshim janë Realdo Fili dhe Ergis Arifi, të cilët kanë shqetësime fizike dhe vendimi do të merret vetëm në momentin e fundit. Diçka e tillë bën që edhe formacioni të mos jetë i qartë, teksa opsioni më i mundshëm është me Demën në portë dhe Kotobellin, Qaqin, Jazxhi e Krujën në mbrojtje.