Skënderbeu-Tirana 1-1(Shënuës: Nikaj 27’/Kaina 45’+3’)
Luftë të fortë sportive, penallti dhe raste të shumta në të dyja portat respektive, bënë që emocionet në sfidën e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Skënderbeu” në mes ekipit vendas dhe Tiranës mysafire të ishin të shumta.
Ekipet kanë zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, duke luajtur të hapura në kërkim të golit dhe duke prodhuar raste të njëpasnjëshme nga një anë apo tjetra. Ka qënë shkodrani i talentuar i formacionit korçar, Ardit Nikaj që kalon Skënderbeu në avantazh në minutën e 27-të, përmes një ekzekutimi mjeshtror të penalltisë dhënë në favor të ekipit të tij.
Ka qënë sërishni Nikaj, i cili nëse do të tregohej më i vemendshëm mund të shënonte për ta mbyllur ndeshjen. Por atë që nuk e bëri Nikaj, e bën një ish futbollist i Vllaznisë në sezonin e kaluar futbollistik, braziliani Kaina, i cili në shtesën e pjesës së parë, tund rrjetën e portës korçare duke çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve në barazim, 1 me 1.
45 minutat e dyta janë shumë të dyluftuara nga të dyja skuadrat, të cilët të orientuara nga trajnerët Ivan Gvozdenoviç i Skënderbeut dhe Julian Ahmataj i Tiranës, shtojnë forcat sulmuese në kërkim të golit të avantazhit.
Në fakt, korçarët arrijnë ta shënojnë golin e dytë, por gëzimi i tyre është fare i shkurtër, pasi gjyqtari anësor e anulon për pozicion jashtë loje. 15 minutat e fundit janë më të bukurat, ku epërsonë më të madhe e ka Skënderbeu që e kërkon më shumë golin e avantazhit, por edhe Tirana shfqet e rrezikshme.
Sidoqoftë, aksioni i fundit, përpara se arbitri të vërshellente për mbylljen e ndeshjes, ishte për Skënderbeun kur Berisha i kishte të gjitha mundësitë, që pas një krosimi nga e djathta i vetëm në zonë godet më kokë në duart e portjerit bardheblu. Pas këtij barazimi në shifra, 1 me 1, Tirana mbetet në vendin e tretë të klasifikimit me 18 pikë, ndërkohë që Skënderbeu është i gjashti me 14 pikë.