Prononcimi i trajneri të Laçit, Mirel Josa, për MCN TV pas barazimit me Teutën, 1-1
“Si u zhvillu ndeshja, pjesën e parë duhet ta interpretonim më mirë, jo se ishim në disavantazh në fund, por nga mënyra si u shprehëm. Veprimet sulmuese jo të drejta. Të bënim ndalese topi dhe humbëm pasimin duke i dhënë të drejtë Teutës që të na sulmonte.
Duhet të hapnim më mirë topat, të kishim kontrollin e lojës, sigurisht kur erën e kishim në favor.
Jam i kënaqur jo për rezultatin që dolëm 1-1, por u bë një kompensim pikësh. Atë që humbëm me Partizanin në fund e morëm sot ndaj Teutës.
Më pëlqeu mënyra si ekipi ngulmoi. Ndryshe do të flisnim po të mos shënonim në fund.
Mund të them në pjesën e dytë me ndryshimin e dy mesfushorëve të qendrës, kishim më shumë pika referimi për të pasur dhe për të ndryshuar krahët e lojës.
Nuk rrezikuam në mënyrën e kundërsulmit të kundërshtarit apo ndërrimit të krahëve të lojës që bënë ata.
Duhet të kishim kontrollin më të mirë, sidomos kur faktor bëhej edhe era ku duhej që mos e mbanim larg topin. Edhe sulmuesi Sobouale duhet të bënte më mirë.
Dëmtimi i Kurtit?
Informacioni i parë është një kontraktim dhe jo problem tërheqje apo kavilje. Më vjen keq për dëmtimin e tiji, por nuk do të shkojë gjatë, pasi me mënyrën sesi luan është i pjekur para kohe dhe e kalon shpejt”.