Thursday, October 24, 2024

Gozdenoviç, i pakënaqur me barazimin. Serbi i pankinës korçare, mendon se Skënderbeu e meritonte fitoren ndaj Tiranës

Lexo

Prononcimi i trajnerit Ivan i Skënderbeut, Ivan Gozdenoviç, pas barazimit 1 me 1 me Tiranën

“Rezultati nuk është i drejtë se kërkonim fitoren. Në pjesën e dytë ishim mirë dhe patëm  3-4 raste për gol. Edhe në pjesën e  parë Nikaj pati një rast ku mund të dyfishonim. Nuk më kënaq një pikë.

Tërheqja pas golit?

Ndoshta mund të rrinim më larg, nuk u thashë lojtarëve, por ndodhi. Edhe Tirana ishte larg presionit dhe mbetëm larg, pra varej edhe nga cilësia e kundërshtarit. Por edhe me këtë 15 minutësh ishim për golin e dytë. Unë e dija cilësinë e Tiranës, erdhi mundësia për të shënuar, por nuk e bëmë.

Shënoni pak?

Për mendimin tim kemi sulmues të mirë,  Nikaj, Rashica dhe Frenki që janë me moshë të re.  Kemi cilësi, por na duhet pak kohë që të jemi më konkret në finalizim. Kemi cilësi dhe shpresoj që të përmirësohemi disi në fazën sulmuese”, tha ndër të tjera për MCN TV, trajneri i Skënderbeut, Ivan Gozdenoviç pas ndeshjes, Skënderbeu-Tirana, 1-1

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img