Wednesday, November 27, 2024

KOKSH dhe Mali i Zi, marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e eksperiencave mes vendeve përkatëse

Lexo

Në ambientet e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) është firmosur të martën e 7 nëntorit memorandumi i bashkëpunimit me Presidentin e Komitetit Olimpik të Malit të Zi.

Delegacioni malazez kryesohej nga Presidenti i Komitetit Olimpik të Malit të Zi, Z. Dusan Simonovic dhe Sekretari i Përgjithshëm, Z. Igor Vusurovic.

Pas ceremonisë, presidenti i KOKSH-it, Z. Fidel Ylli sqaroi se deri në fund të muajit dhjetor do të jenë firmosur të gjitha marrëveshjet e bashkëpunimit për shkëmbimin e eksperiencave mes vendeve.

“Ne do të diskutojmë në dhjetor pasi nuk është vendosur ende. Është një ide e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Unë mendoj se mund t’i bëjmë këto lojëra edhe në dy vende. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera edhe me Serbinë, edhe me Bosnje-Hercegovinë, edhe me Malin e Zi, edhe me Maqedoninë e Veriut”, theksoi në fjalën e tij kreu i KOKASH, Fidel Ylli.

Krerët e delegacionit malazez vlerësuan nga ana tjetër rolin e KOKSH-it dhe idesë për të krijuar lojëra rajonale duke e quajtur një hap përpara për të ardhmen e këtyre vendeve.

“Së pari ne jemi të kënaqur nga mikpritja e presidentit Ylli dhe sekretarit Shima, të cilët na shpalosën projektin për të cilin ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar. Sepse është në të mirë të sportit të të dy vendeve e besoj që do do të sjellë zhvillim të dyanshëm. Ide shumë e mirë dhe që do t’i forcojë të gjithë vendet në disiplinat e tyre specifike. Kemi nevojë për të treguar që sporti është jashtë politikës dhe është shumë përpara në bashkimin e të gjitha vendeve në një ide”, thotë presidenti i Komitetit Olimpik të Malit të Zi, Simonoviç

Në përmbyllje të takimit, të dyja delegacionet ndanë pikëpamjet e tyre lidhur me shkëmbimin e eksperiencave në sporte të ndryshme si noti, volejbolli, water-polo dhe basketbolli.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Kualifikueset Euro U-19 për vajza/ Shqipëria fiton 2-1 ndaj Malit të Zi, vendosin golat e Qoses dhe Ndojt

Mali Zi-Shqipëri 1-2(Shënuese: Dokniç 48'/Qose 30', Ndoj 68') Mali Zi:Zugiç,Bojaniç,V.Miloviç,Radeviç,Boriçiç,Durkoviç,Dokniç,Çadenoviç,Osmajiç,Tomaseviç,Krstevska Trajner:Ivan Tatar (U aktivizuan:Nikçeviç,T.Miloviç,Zarubica,Buckoviç) Shqipëria:Spahiu,Nika,Hoxhaj,Allushi,Vata,Methoxha,Ago,Qose,Ndoj,Vasa,Bushati Trajner:Luçije Gjini (U aktivizuan:Hysa,Ndoci) Gjyqtarë:Laura Mauricio,Melisa Korreia(Zvicër),Lilija...
- Advertisement -spot_img