Wednesday, November 27, 2024

Sot, ora 17:00, Skënderbeu-Teuta. Shkodrani i korçarëve, Ardit Nikaj, gati të ndëshkojë durrsakët e drejtuar nga bashkëqytetari i tij Edi Martini

Lexo

Skënderbeu-Teuta, është njëri prej tre çifteve të ditës së sotme, takim ky që do të luhen sot në stadiumin “Skënderbeu” në të njëjtën orar që Vllaznia pret në Shkodër, Laçin, duke filluar nga ora 1700.

21 vjeçari i talentuar i dalë nga Akademia Vllaznia, Ardit Nikaj,i cili po luan si titullar në radhët e Skënderbeut, ndërkhë që është thirur edhe në ekipin kombëtar të 21 vjeçarëve për ndeshjet kualifikuese Euro 2024.

Në prononcimin e dhënë njëzetekatër orë përpara ndeshjes, shkodrani i sulmit korçar Ardit Nikaj shprehet optimist për të marrë një rezultat pozitiv mdaj skuadrës që drejtohet nga bashkëqytetari i tij, Edi Martini.

“U bënë pesë javë që nuk kemi fituar dhe ky duhet të jetë momenti ynë i kthesës. Në këto 5 javë kemi bërë ndeshje të mira, por kemi pasur edhe luhatje. Megjithatë, nëse ndalemi te ndeshja e fundit me Tiranën, mund të them se kemi pasur shumë raste për të fituar ndeshjen. Ndoshta me pak kujdes dhe me më shumë fat mund t’ia kishim dalë. E them këtë, pasi nuk ka qenë fati në krahun tonë dhe kjo na ka penalizuar disi. Kemi punuar mirë gjatë këtyre ditëve dhe besoj se ndaj Teutës do të bëjmë një tjetër ndeshje të mirë për të dalë me pikët e plota”, ka thënë fillimisht Nikaj për “Panorama Sport”.

Më pas ai është ndalur te kundërshtari, duke thënë se, “Teuta është një ekip i fortë dhe ka cilësi, kështu që duhet të tregohemi të kujdesshëm. E kemi analizuar me qetësi ndeshjen e tyre të fundit dhe kemi parë se cilat janë ato pika ku mund ta godasim. Na pret një ndeshje delikate dhe në këtë moment, një fitore do të ishte si 6 pikë për ne”.

Sa i përket skuadrave të tjera, Ardit Nikaj, thotë se ky sezon shfaqet dukshëm që ka një rivalitet të shtuar dhe këtë e tregon më së miri diferenca e vogël mes ekipeve në renditje. Nikaj e vlerëson diçka të tillë, por kërkon më shumë kujdes, pasi dy ndeshje të gabuara mund të të komplikojnë situatën përsa i përket klasifikimit.

“Këtë vit është një kampionat shumë i fortë dhe mund të them se diferencat mes ekipeve janë të vogla. Kjo tregohet edhe nga afërsia që kanë skuadrat në renditje. Janë shumë pak pikë diferencë nga vendi i fundit deri në vendin e katërt. Kjo është një thikë me dy presa për cilëndo skuadër. Një fitore të ngjit, por edhe një humbje të zhyt në renditje. Në këto kushte, duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të shmangim hapat falsë. Është shumë e rëndësishme kjo dhe mesa shoh, kjo është pika më delikate e sezonit, pasi është momenti kur ekipet mund të fillojnë të ndahen dhe mos jenë kaq të ngjeshura me pikë”, përfundoi prononcimin sulmuesi i talentuar shkodran, që tashmë është pjesë e Skënderbeut.

Llazi  SARO

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img