Kristjan Asllani nuk ishte në dispozicion të skuadrës së Interit për sfidën e javës së 12-të të Serisë A, atë me Frosinonen. Mesfushori shqiptar, sipas një komunikate të klubit zikaltër, ka shfaqur një problem muscular, që e detyroi të humbiste ndeshjen e luajtur në “San Siro”.
“Kristjan Asllani nuk do të jetë në dispozicion të Simone Inzaghit për ndeshjen e mbrëmjes kundër Frosinone për shkak të një tendosje të lehtë në kofshën e djathtë”, shkruante klubi zikaltër para fillimit të ndeshjes.
Një lajm që shqetëson dhe trajnerin e kuqezinjve, Silvinjo i cili do të nisë përgatitjet ditën e hënë për dy ndeshjet e fundit dhe mjaft të rëndësishme të kualifikueseve “Gjermani 2024”, ato me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.