Thursday, November 28, 2024

Sfidat kundër Turqisë dhe Austrisë, katër mungesa në kombëtaren e Gjermanisë

Lexo

Për miqësoret e radhës Julian Nagelsman kishte grumbulluar 27 lojtarë, por në qendrën ku grumbullohet Gjermania janë paraqitur vetëm 23 prej tyre.

Robin Gosens dhe Malik Ço nuk do të jenë në grupin e lojtarëve për takimet me Turqinë dhe Austrinë pasi partnerët e tyre janë në pritje të ëmbël. Ndërsa për shkak dëmtimi këto dy ndeshje i humbin Feliks Nmeça dhe Kris Fyhrish. Mesfushori i Volfsburg ka një problem në këllk ndërsa sulmuesi i Shtutgart vuan nga një infeksion.

Për të zëvendësuar lojtarët, të cilët nuk kanë udhëtuar drejt Frankfurtit, Nagelsman ka grumbulluar në minutën e fundit emra si David Raum dhe Grisha Prëmel.

Për takimet e fundit për këtë vit Nagelsman do të ketë mundësi të ndërtojë ekipin duke zgjedhur mes 25 lojtarëve.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img