Sunday, December 22, 2024

“Steka e Artë” pas 11 vitesh në Laç

Lexo

“Steka e Artë” apo Open Laçi rikthehet pas 11 vitesh në aktivitet. Një veprimtari, e cila do të vijë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, teksa bëhet fjalë për gjysëmfinalet dhe finale.

Gjithçka është nën kujdesin e Kryetares së Bashkisë së Laçit, Majlinda Cara, që më së shumti mbledh çunat e Laçit, quajtur ndryshe Krenaria e Bilardos. Mes pjesëmarrësve do të jetë dhe Kampioni i Botës, Eklent Kaçi, ndërsa pritet të ketë dhe pjesëmarrës nga Kosova. Ceremonia e hapjes do të jetë të premten në ora 10:00, kurse aktiviteti do të jetë tre ditë për të përfunduar të dielën.

Radio Televizioni Shqiptar ka ardhur dhe me aktivitete të tjera për bilardon, kjo si në Vlorë në gusht, ashtu dhe në maj në Sheshin Skënderbej në përpjekje për të zgjeruar disiplinat sportive.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img