Wednesday, May 15, 2024

Duka: Moldavia e fortë, meritojmë vendin e parë

Lexo

Në një prononcim ekskluziv për Radio Televizionin Shqiptar, Armando Duka ka treguar ndjesitë përpara takimit me Moldavinë, e cila sipas tij është një rivale e fortë.

“Moldavia është një rivale e fortë pasi nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi deri më tani. Mendoj se duhet të bëjmë kujdes pasi është një ndeshje delikate”, tha Duka.

Sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit kjo ndeshje është për tu fituar për atë çfarë kanë treguar kuqezinjtë gjatë fushatës të eleminatoreve për “Gjermani 2024”.

“Kjo Shqipëri mund të them pa frikë se është më e mira e viteve të fundit. Kemi zhvilluar një fazë eliminatoresh të përkryer dhe do të ishte qershia mbi tortë nëse do të kualifikoheshim si të parët në grup”, tha Duka.

Në fund numri një i Federatës ka rrëfyer edhe gjendjen shpirtërore të lojtarëve përpara këtij dueli kyç.

“Gjatë udhëtimit të gjithë kemi qenë shumë të qetë dhe kjo tregon se kemi marrë me seriozitet këtë takim”, përfundoi Duka.

Ndeshja Moldavi-Shqipëri do të luhet të premtën në orën 18:00 në stadiumin e Kishinjevit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img