Merkato-Basketboll Meshkuj-Mbërrin amerikani i tretë te Vllaznia, Anthony Ozubuekëe, 2.04 metra i gjatë. Të shtunën, në fushë kundër Apolonisë

Anthony Ozubuekëe, është amerikani i tretë që i bashkohet ekipit të Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Ai ka mbërritur në orët e mesnatës në Aeroportin “Nënë Treza të Tiranës ku është pritur nga përfaqësues të Shoqatës së Basketollit Vllaznia, dhe menjëherë është nisur drejt Shkodrës.

Në informacionet e para që Veriu Sport arriti të sigurojë, Anthony Ozubuekëe ka një shtatlartësi të admirueshme prej 2 metër dhe 04 centimeër dhe pozicioni i tij në fushë është qëndra, aty ku trajneri Damian Bekteshi e kërkonte prej kohësh një përforcim të tillë.

Në Shkodër, Anthony Ozubuekëe, gjen edhe dy amerikanë të tjerë, Craig Lamont Saab dhe Mckyron Endrel Tucker, i pari disi më herët, ndërkohë që i dyti, vetëm prej një jave është bërë e Vllaznisë.

Mbërritja e dy metroshit Anthony Ozubuekëe tek Vllaznia vjen në një moment kritik për Vllazninë pasi në mënyrë krejt të papritur u largua nga radhët e kuqebluve një basketbolliset me peshën i formacionit, si Elian Memçaj, i cili për arsye të një oferte më të mirë nga ana e klubit durrsak, Teuta.

Nisur nga shtalartësia, 2.04 dhe CV-ja e pasur që e shoqëron, pritet që amerikani Anthony Ozubuekëe të jetë një pikë e fortë e skuadrës kuqeblu. Megjithatë, duhet pritutr për të parë realisht vlerat e tij në fushën e lojë. Të enjten do të jetë seanca e parë stërvitore në gjirin e Vllaznisë, ku deri pasditen e së shtunës kur luhet ndeshja zyrtare me Apoloninë, tekniku Bekteshi do të ketë edhe një seancë stërvitore në dispozicion, për ta inkuadruar me pjesën tjetër të skuadrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu