Monday, November 25, 2024

(Intervista) Silvinjo, njëri nga ne

Lexo

Trajneri brazilian i Kombëtares në të gjithë fushën, në një intervistë ekskluzive për Ervin Nikollën, gazetar i RTSH. Kualifikimi, emocionet, puna, jeta në Tiranë, rinovimi… gjithçka e përjetuar në një rrugëtim të suksesshëm që u kurorëzua në fund dhe me kualifikimin për në “Gjermani 2024”. Ky është Silvinjo, njëri nga ne.

Mister fillimisht ju falenderoj për këtë intervistë dhe për kohën tuaj… koha juaj është e çmuar. Dua t’ju përgëzoj për një edicion kualifikuesesh gati-gati perfekt… Diçka që kombëtarja jonë nuk e kishte bërë kurrë më parë…

“Para së gjithash ju falenderoj , që pritët për të ardhur këtu, pritët këtë moment të bukur   për të folur për futbollin, për rrugën që kemi bërë të gjithë bashkë. E bukur, faleminderit. Është kënaqësi të mund të rikujtojmë gjithçka, teksa gjithçka është kaq e freskët. Por po, kemi bërë një rrugëtim shumë të bukur, të gjithë bashkë. Futbollistët e kapën shpejt  idetë e futbollit, konceptin  tim. Por përtej kësaj, njerëzit vijnë masivisht në stadium… e dimë se kur luan për kombëtaren përgjegjësia është e madhe, ka një  peshë të madhe. Tifozët duan të shohin po një zotërim të mirë të topit, një driblim, një tunel, një goditje të bukur, gola po sigurisht, por mbi të gjitha zemër dhe  shpirt.  Ka pritshmëri, sigurisht edhe në klub, por në kombëtare është diçka më shumë. Kam bërë një rrugëtim 3 vjeçar me kombëtaren braziliane nga 2016  në 2019 bëmë Botërorin e 2018 së bashku, pastaj  unë e ndoqa edhe atë. Si futbollist është një gjë, por si bashkëpunëtor i stafit e pashë që ishte e rëndësishme. Aty e kuptova menjëherë se përtej të luajturit e të  bërit punë, shpirti e zemra janë të rëndësishme”.

Grupi ynë përbëhejë nga skuadra goxha të forta. Si iu bindi Presidenti Duka të merrnit përsipër një përgjegjësi kaq të madhe? Mendoj se për ju nuk ka qenë thjesht çështje parash, por më shumë ka qenë dëshira për arritje të mëdha?

“Po. Futbolli të mundëson gjëra të mrekullueshme. Ekspreinca me kombëtaren me bëri të shkoja përpara me Shqipërinë. Puna siç e thashë. Gjëja e parë ishte të jetoja në Shqipëri. Këtu federata të jep mundëisnë të bësh një punë të madhe. Fusha. Qendra sportive. Dhe eksperienca me Brazilin më bëri që të prezantoja te lojtarët projektin tonë.  Ishte një sfidë e rënësishme dhe e bukur. Dhe mendoj se të gjitha palët janët të kënaqura sot, si federate, edhe ne dhe futbollistët, madje duke përfshirë edhe tifozët.

Ju pranuat pa patur asnjë mudnësi për të parë skuadrën në fushë… As edhe një miqësore në program… si u bindët ta nisnit në këtë mënyrë?

“Procesi, p,sh, pashë qendrën sportive. Një federatë e re, më pas unë jam jë person që më pëlqen shumë kuminikimi. Unë e kuptova menjëherë se me lojtarët mund të flitej në anglisht, ose italisht. Doriva më tha, ti ke bërë një rrugëtim, është ajo që bëmë edhe në përfaqësuesen braziliane. Ne kemi shumë lojtarë në Serie A, në Premier, Në Bundes. Liga spanjolle, pra në kampionatete e rëndësishme evropiane. Dhe përsa i përket komunikimin, u vendos që kjo sfidë të pranohej. Të shohim si do të shkojë, tha, por ishte i bindur se ishte një punë që mund të çohej përpara”.

Më tej nise rinovimin e skuadrës… përse e grumbullove Asanin, pse i besove Seferit , le ta përmbledhim shkurtimisht…

“Ndryshim moduli. Kisha studiuar pak skuadrën prej 2-3 vitesh lunate me një 3-5-2, unë kisha për qëllim të luaja me 4-3-3, ose 4-2-3-1, ndërroj pak modoluin dhe rolet. Nuk do të kishte një lojtar të pestë në linjë që shtyn, por një lojtar krahu. Nuk e kishim një lojtar krahu. Seferi është një sulmues  i dytë. Është përshtatur shumë mirë aty. Në fakt ne e nisëm me Uzuni titullar. Por edhe Uzuni është një sulmues  i dytë që i pëlqen të shkojë në zonë. Mes të dyve Seferi u përshtat më mirë, si lojtar i krahut të majtë siç bën edhe me skuadrëne  tij, ndësra Uzuni luan si sulmues i dytë. Asani…. Mua më pëlqe një mëngjarash nga e djtahta që hyn drejt zonës, që sipas meje na jep më shumë qetësi gjatë lojës. Teknik, më shumë në kontroll të topit dhe ne mund të zhvillojmë një futboll më të bukur. Doriva dhe Zbaleta më thonë: ah mqs ti je mëngjarash të pëlqen një mëngjarash. Ne nuk e kishim një mëngjërash. Kërkuma nëpërmjet federatës, 1, 2,3 nuk na bindinin. Pastaj ishte ky që kishte luajtur me Partizanin dhe tani luante në Kore dhe mënjëherë më ra në sy. Ky është pikërisht ai që na duhej për kombëtaren. Dhe na u përgjigj. Sepse ne kërkojmë por ata duhet të të përgigjen. Dhe lojtaërt shihen sapo vijnë, që në stërvitjen e parë. Mënyra sesi përshtaten është shumë e rëndëishme, sepse nuk kemi shume kohë të punojmë me kombëtaren. Djemve u them gjithnjë që duhet të japin maksimumin sepse vëzhgohen dhe Asani u përgjigj shumë mirë, duke marr shumë përgjegjësi edhe në ndeshjen e tij të parë, atë përballë Polonisë”.

Mbetemi tek ndeshja e parë, e nise me humbje, por a ju kaloi nëpër mendje ideja se ky është një mision i pamundur?

“E pamundur, jo, madje pas ndeshjes në dhomat e zhveshjes, unë pashsë se kishte diçka, ndodhi diçka, një gjë e mirë. Edhe pse humbëm, por Polonia është e fortë me Levandovskindhe të tjerët.  Nuk mund të shkonim aty të qetë pa një punë të mirë e të rëndësishme me shpirt dhe organizim. Dhe ajo që u kërkova djemve ishte të qëndronim pjesë e sfidës. Nuk duhej të luanim mirë dhe të humbisnim 2-0, 3-0. Duhet të luftonim dhe të mbeteshim pjesë e lojës. Dhe pot ë shikosh 2 minuta nga fundi kishim mundësi me Uzunin të barazonim. Mua nuk më rri mirë asnjëherë humbja, por duke arsyetuar mbi atë ndeshje. Unë e kam parë 3-4 herë, ata nuk e meritonin fitoren. Futbolli nuk është meritë ose jo. Është humbje ose fitore dhe ne humbëm, por lamë një shenjë të rëndësishme në fushë. Aty u kuptua se mund të shikohej përpara”.

Mesiguri keni shokë të ngushtë, shumë të dashur, a jut ha ndonjëri: Për cfarë shkove deri në Shqipëri?

Ata po rriten shumë,. Mundësitë për të punuar, një federatë e mirë, një qendër sportive e re, futbollistë të fortë duhej të organizoj dhe punoj dhe na duhet kohë për tu rritur. Nuk them që mund të bëhemi, Franca, Gjermania, etj, por ne mund të rritemi dhe të mendojmë të zhvillohemi shkallë- shkallë, duke menduar që të luajmë në një Botëror, apo Evropian tjetër dhe fillon dhe mesohesh me këto nivele pastaj.

Më tej filloi ecuria pozitive, fillimisht fitorja me Moldavinë, pastaj me Ishujt Faroe. Kur mbërritët dhe nuk iu njihnim, dukej sikur buzëqeshjen e kishit të stampuar në fytyrë, por pastaj gjithçka e juaja dukej kaq e natyrshme…

“Mirë, i kënqaur. Ishin 6 pikë shumë të rëndësishme. Duhet të hysh në fushë dhe të fitosh. Me Moldavinë ishte shumë e fortë. Deri në minutën e 55-të 0-0. Ata ishin të fortë. Aty dhamë përgjigjen u treguam konkretë. Ok. I lumtur, 6 pikë të rëndësihsme. Një periudhë pushimi më pas që na lejoi të planifikonim shtatorin dhe tetorin dhe nëntorin…”.

A kishte ndonjë anëtar të stafit që ishte skeptik, që nuk besonte tek fitoret, apo të gjithë ishin besimplotë?

Por më pas puna dhe besimi me të cilin shkohet në fushë janë diçka tjetër. Kjo është pjesa e vështrë e futbollit, sepse mund të ndodhë gjithçka. Ti bën gjitçka mirë, por një penallti një gol, je 0-1 dhe ndalon. Kjo ishte një shenjë shumë e fortë mes nesh, federates, stafit, lojtarëve, besuam gjithnjë se projekti ishte i mirë. Mua më pëlqen që ti shoh lojtarët në sy dhe tu flas. Dhe u them gjithnjë. Sespe nëse unë ul sytë ndaj një lojatri apo personi, e kam mësuar nga babi që do të thotë se ka një problem . E njëjta gjë edhe në krahun tjetër. Kjo për mua është shumë e rëndësishme”.

Shkojmë në një moment kyç, thelbësor për kualifikimin. Në Braga… A mund të më thuash diçka që u ke thenë djemve dhe opinioni publik, gazetarët nuk e kanë marrë vesh, një sekret?

“Unë kujtoj tani që ne hymë. Tre ditë më pas ishte Polonia. Provoj, duke menduar se ajo gjë ishte ende duke u përjetuar nga të gjithë ne dhe ishim dakord se duhet të treagonim ndaj Polonisë, një skuadre të fortë, dhe pas 70 vitesh nga një rezultat pozitiv ndaj tyre besuam. Tre ditë përgatita ndeshjen ndaj tyre. Një finale. Për ne ishte si një finale Championsi. E kuptuuan mirë idenë. Rikuperuam shpejt, stadium ishte plot. Mbështetja e njerëzve ishte e jashtëzakonshme”.

Pas fitoreve  me Poloninë dhe Çekinë… cila ishte atmosfera në dhomat e zhveshjes?

“Lumturi… Entuziazmi është një gjë, lumturia diçka tjetër. Unë kam studiuar 3-4 vitet e fundit të komëtares, kjo për të nisur mirë punën, dhe për të kuptuar më mirë. Ajo me Poloninë ishte diçka që kishte ndodhur edhe më parë… Por ne që merremi me futboll e dimë se nqs për një periudhë të vazhdueshme barazon ose humbet rresht, krijohet një shije e keqe e tmerrshme. Por duhet përgatitur mirë ndeshja e radhës ndaj atij kundërshtari…fitorja  arrihet me durim dhe punë, ndaj asnjë kundërshtari nuk fitohet me inat, por me organizim. Në ndeshjen me Poloninë unë pashë një rrjedhojë të situatës së viteve të fundit, 2-3-4 viteve të fundit. Polonia ka qënë e pakalueshme sepse është një kundërshtar shumë i fortë, me lojtarë shumë të mirë dhe në fund të ndeshjes fitonin gjithmonë ata. Një herë 2-1, një herë 1-0… Ishte ajo që nuk doja të ndodhte”.

Si ndihesh tashmë që je një hero kombëtar?

Akoma nuk di ta them plotësisht, është diçka e bukur, reagimi që kemi marrë nga njerëzit …

 Ka njerëz që duan t’ju takojnë me patjetër, t’ju shtrëngojnë dorën, të bëjnë fotografi…të marrin ndoshta një autograf…  Si po e përjeton, moment i lodhshëm apo shumë i bukur?

“Shumë i bukur! Shumë…”.

Si arrin të lëvizësh lart e poshtë, teksa të gjithë të njohin…

“Shiko, njerëzit tregojnë shumë respekt, shumë bukur… Për më tepër  unë bëj një jetë të thjeshtë….

Në orën 07:30 zgjohem… në orën 08:00 ha mëngjesin, në orën 09:00 jamë në Federatë … Në orën katër ose 5 pasditë kthehem në hotel… dal për vrap tek liqeni… Kthehem, ha darkën dhe shoh futboll.

Edhe të nesërmen bëj të njëjtën gjë… kjo rutinë vazhdon prej 10 muajsh. Por kjo më pëlqen, nëse nuk jeton kështu, nuk mund të punosh për futbollin”.

Më duket se i parashikon pyetjet e mia, sepse pas pak do të pyesja për jetë e përditshme…Tirana, dakord që oraret i kuptova, por qyteti, gjithçka përtej punës, si është?

“E kam parë pak qytetin, teksa shumë vetë më kanë kërkuar të më çojnë në jug, në muajin gusht sidmos, por unë u riktheva nga pushimet më 30 korrrik, po  po 30 korrik dhe …

Dikush më tha: Në fundjavë merr makinën dhe shko në jug, është shumë bukur, ka ushqim të mirë…

Ushqim të mirë ka edhe në Tiranë, kjo ëshët  e vërtetë… por unë duhet të shoh ndeshjet. Si mund të kem fundjavë kur kemi 50 lojtarë që luajnë në gjithë botën… nuk është e thjeshtë… Unë të hënën shkoj në Federatë dhe duhet të kontrolloj edhe 15 të tjerë… Por do të vijë dita që unë do të bëj një tur të gjatë  nëpër Shqipëri për ta njohur më mirë. Por kjo momentalisht do të më ndikonte tek puna, puna është punë. Unë kam prejardhjen nga një qytet si San Paolo, një qytet kaotik dhe prindërit e mi ishin shumë të zotë, kanë punuar gjithë jetën e tyre.  Ndaj edhe unë punoj, kur ka punë, duhet punuar!”

Po, por tani që jeton shumë larg shtëpisë … Çfarë mund të bëjë një brazilian në Tiranë? Dikush që ka lindur në San Paolo? E ndjen largësinë nga shtëpia?

“Po, po… është një situatë disi e rrëmujshme… Unë jam larguar nga San paolo kur isha 24 vjeçar, filloi rrugëtimi im në Londër, Vigo, Barcelonë , Mançester, u riktheva në Brazil, pak në San Paolo, Resife, Belo Orizonte, rikthim në Milano me Mançinin në 2014-tën, në Francë në 2019-tën, rikthim në Portugali në 2021-shin…  Pa dyshim që Shtëpia ime është San Paolo, sepse linda atje, luajta futboll fillimisht atje, por mua më pëlqen kjo tip jete… Fëmijët i kam të rritur tashmë, jetojnë shumë mirë me gruan time”.

Si është ushqimi në Tiranë, shija e ushqimit është shumë e rëndësishme…

“Hahet shumë mirë!  Krudo dhe peshk në sasi!  Ky tip ushqimi është fantastik, nuk e gjen askund tjetër!”

Përpara jush De Biasi mori pasaportën shqiptare… por disa ditë më parë juve iu dhanë Shqiponjën e Artë, një çmim që tregon mirënjohje të jashtëzakonshme…Si u ndjetë në atë ceremoni?

“Me shumë peshë, shumë e rëndësishme… një nder i madh… Atje pastaj, njerëzit që qohen në këmbë, të përgëzon, tregon mirënjohje për punën tënde… Diçka shumë e bukur”.

Jemi tek pyetjet e fundit, rikthehemi në habitatin tonë, futbollin. Çfarë note do tí jepnit skuadrës tuaj tani?

“Këtë duhet ta shpjegoj…sepse nëse po them 7, kjo shtatë mund të duket si vlerësim i ulët, ndërkohë që është i lartë. 10-ta përshembull jepet kur fiton të gjitha ndeshjet, 24 pikë, mision i pamundur… nota 1 jepet kur bën 3-4 pikë… brenda këtij marzhi them se ne jemi tek 7 e gjysma, ndoshta 8-ta, popo… Nëse heqim nj ose dy ndeshje, tek të tjerat kemi qenë  në nivel të lartë, si në rezultat ashtu edhe në performance”.

Euforia… Barazimet në dy deshjet e fundit… Barzimi me Moldavinë dhe pastaj Ishujt Faroe… Ju shqetësojnë?

“Jo, aspak! Për qëniet njërëzore është e pamundur të mos ndikohen!  Bëmë më të mirën… Nëse do të më pyesje, në cilin moment vuaje më shumë? Po ta them, në Moldavi!  Ia kishim dalë, kishim pritur shtatë vite! Në aspektin njerëzor është e pamundur të mos ndikohesh, vuajtëm të gjithë! Në një moment . Ishte kohë e shkurtër. Nga Polonia erdhën fitoret dhe gjithçka me radhe… Unë gjithmonë u thosha djemve, vazhdojmë , kemi rrugë përpara… Unë u thosha gjithmonë, pas Çekisë dhe Polonisë… kemi edhe tre finale,  kemi edhe 2… por me atë barazim gjithçka u konkretizua.

Kur u rikthyem, atmosfera në qytet e jashtëzakonshme, deri në 2 të mëngjesit festë… dy ditë më vonë, të bindësh një lojar që duhet të zbresë në fushë … Janë profesionistë dakord, por futbolli shkon përtej… Unë jam shumë i sigurtë që nëse do të kishte qenë një ndeshje ku duheshin marrë tri pikët, qasja do të kishte qenë e ndryshme. Por në aspektin njerëzor është e pamundur të kërkosh… rri në shtëpi… qetësohu, ushqehu, stërvitu….Ata po bëheshin gati… I gjithë vendi jo vetëm ata… ndaj nuk është faji i tyre… është i të gjithëve… faj në sensin pozitiv në këtë rast. Pritëm shtatë vite për atë natë në Moldavi”.

Çfarë do të ndryshojë tek skuadra për në Gjermani ?

“Është e vështirë të flasësh që tani për këtë kombëtare…në sensin pozitiv. Kemi 6 muaj përpara, do të kem pak mundësi të shoh lojtarët nga afër . Ajo që duhet të bëj është tí monitorij të gjithë, të udhëtoj për tí ndjekur… sepse unë do të grumbulloj 23 më të mirët, për të shkuar në Evropian”.

A do të jetë Broja, kjo është pyetja që po i bëjnë vetes të gjithë në këtë moment?

“Ai është një lojtar kalibri të jashtëzakonshëm, por ai pati një dëmtim të rëndë. U rikthye muajin e fundit, por pati sërish problem… u rikthye, por u dëmtua sërish, ndodhi disa herë. Ne folëm këtu në Tiranë së bashku. Ai duhet të kujdeset shumë për gjëndjen e tij, është një lojtar shumë i fortë dhe potent. Por kishte 11 muaj pa zbritur në fushë, gati një vit që nuk luante më shumë se 20 minuta… por kjo për një lojtar…

Të paktën ai tani është mirë dhe po rikuperon, tani ka një muaj të rëndësishëm sepse Premier Liga nuk ndalet.  Dhjetor,  janar, shkurt…Shpresoj të rifitojë formën… sigurisht është një lojtar i shkëlqyer… Ai për më tepër sqaroi se nuk ka anjë problem mes nesh, janë lajme false. Djalë i shkëlqyer…”.

Përtej kësaj, po ju pyes nëse për ju Broja është një lojtar që duhet të jetë me patjetër?

“Është një lojtar që mund të jetë pjesë e skuadrës siç janë edhe të tjerët, duhet të presim që të rikthehet në formë, të jetë mirë, janë shumë gjëra që duhen parë…”.

Së fundmi, ndoshta është pak shpejt, por doja të dija nëse je gati për një rinovim kontrate?

“Po, jam. Edhe pse ndoshta nuk po mendoj për këtë gjë. Mendimet e mia lidhen me punën, jam i qetë në këtë aspekt…”.

Nëse presidenti Duka vjen sot këtu dhe ju sjell kontratën e rinovuar, do të firmosnit?

“Sigurisht, patjetër.  Nuk është se e kam aty… Po, qëndron! Jam gati… por kjo nuk më shqetëson. Mendjen e kam tek puna që kam përpara…për tu përgjigjur… nëse vjen sot? Po, patjetër”.

 Ju jeni trajneri i kombëtares sime dhe si çdo shqiptar në këto kushte më duhet t’ju kërkoj të më jepni një autograf… ju lutem më jepni një autograf…  

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img