Roko Vata, vazhdon rrugën e suksesit. Pas paraqitjes mjaft të mirë me kombëtaren e Irlandës për Kualifikueset e Grupit 13-të të Europianit U-19, shënon për Sëlltikun U-21

Pak ditë me parë ishte në “Elbasan Arena” duke spikatur si titullar në formacionin e kombëtares U-19 të kombëtares irlandeze,  për ndeshjet kualifikuese të Grupit 13 të Europianit U-19, ndërkohë , me t’u kthyer në Skoci, aty ku jeton prej vitesh familja e njohur sportive e Rudi Vatës jeton, Rokon e priste skuadra e tij Sëlltik për ndeshjen e radhës në kampionatin e 21 vjeçarëve.

Në sfidën që Sëlltik U21 pati me Brajton U21, Roko Vata, djali i ish kapitenit të mirënjohur të kombëtares kuqezi, Rudi Vata, shkëlqeu në fushën e lojës. Përpos rendimentit maksimal që ai dha për skuadrën e tij, 18 vjeçari i talentuar, Roko Vata, arriti të shënojë në portën kundërshtare. Kjo ndodhi në minutën e 56-të pas një inkursioni në zone dhe gjuajtjes së saktë të Rokos duke dëshmuar edhe një herë për vlerat dhe potencialin që ai disponon si futbollist.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu