Teuta-Vllaznia 0-1(Shënues: Ildi Gruda 4’)
TEUTA: Dema, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Daja, Beqja, Boçi, Kruja, Arifi, Peposhi, Daci. Trajner: Edi Martini
VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Pusi, Juriç, Hakaj, Boshnjaku, Krymi, Alivoda, Çoba, Gruda, Balaj. Trajner: Qatip Osmani
Gjyqtarë: Juxhin Xhaja(Tiranë), Asistent 1: Rejdi Avdo(Tiranë), Asistent 2: Dojando Myftari(Tiranë). Arbitër i 4: Olsion Yzeiraj(Patos). Var: Klodian Prenga(Laç)-Avar: Erjon Bylykbashi(Elbasan). Delegat: Alban Tafaj(Tiranë)-Vëzhgues:Fiqiri Haxhiaj(Tiranë)
Më së fundmi, pas një seri rezultatesh negative vjen fitorja e parë për Vllazninë duke i dhënë kështu në një farë mënyre krizës në kampin kuqeblu. Fitoren Vllaznisë, ia dha një shkodran që ka luajtur me sukses edhe për Teutën e durrësit si Ildi Gruda.
Ashtu siç vepronte kur i shënonte Vllaznisë me uniformën durrsake duke ngritur duart lart në shenjë respekti për qytetin ku u formua si futbollist, kështu veproi edhe sot, kur i shënoi ish skuadrës së tij Teuta, duke bërë të njëjtën gjë me duart lart.
Një gjë e tollë ndoshi në minutën e katërt të ndeshjes, kur pas një pasi të gjatë në drejtim të tij, Gruda, përfitoi nga rasti nga një mosmbulim i duhur në adresë të tij, gjuajtja e të cilit bëri të pavlefshme daljen e porterit vendas, Dema.
Është po ky futbollist, i cili gjatë pjesës së parë, pati mundësinë ta dyfishonte avantazhin, por këtë radhë, topi i goditur prej tij, përfundoi jashtë katërkëndorit të portës vendase.
Me avatazhin e Vllanzisë, 0 me 1 mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që e dyta, falë edhe ndërhyrjeve të trajnerit Edi Martini, në fushënm është parë një Teutë ndryshe, e cila shtoi jo pak forcën sulmuese duke vënë në vështirësi prapavijën kuqeblu.
Gjithësesi, edhe pse durrsakët ishin më këmbëngulës për të gjetur golin e barazimit, lëvizje në pankinë bëri edhe trajneri kuqeblu, Qatip Osmani, duke konsumuar të gjithë ndërrimet që kishte në dispozicion. Madje, ashtu, si dhe në pjesën e parë, edhe në dytën, sidomos me një rast të pastër të kapitenit Balaj, Vllanzia, mund ta mbyllte në 2 me 0 të gjithë ndeshjen.
Sidoqoftë, vërshëllima përfundimtare e gjyqtarit kryesor, Juxhin Xhaja, fikson rezultatin 0 me 1 në favor të Vllanzisë. Tre pikë këto, të “arta” për kuqeblutë dhe njëkohësisht fitorja e parë për shqiptarin nga Tetova, Qatip Osmani që kur marrë drejtimin e Vllaznisë, të cilat i japin fund krizës në kampin kuqeblu.
Kështu, nga një rrezik serioz, që në rast humbje sot në Durrës, mund të shkonte në në fund të tabelës së klasifikimit për të shkuar në fund, tre pikëshi në fjalë ndaj Teutës e ngjitë Vllazninë në vendin e pestë të renditjes. Ndërkohë, që me pësimin e humbjes së sotme ndaj Vllaznisë, Teuta zhytet akoma më shumë në krizën e skuadrës që mbyll tabelën e klasifikimit.
Gaspër MARKU