Tuesday, November 26, 2024

(Intervista) “Dua Vllazni cinike”, Qatip Osmani: Egnatia luan bukur, një pikë nuk është keq

Lexo

Qatip Osmani ka pran uar në konferencën e djeshme për mediat se atmosfera te Vllaznia ka ndryshuar dhe askush nuk duhet të habitet nëse sot në ndeshjen ndaj Egnatias, skuadra e tij merr tri pikë. Trajneri i kuqebluve beson se ekipi i ka të gjitha mundësitë të bëjë mirë në Rrogozhinë, konfirmon se edhe një barazim do ta kënaqte.

Zoti Osmani, një situatë më e qetë në ekip pas fitores në Durrës…?

Po, është normale një atmosferë e tillë në skuadër pas fitores që arritëm ndaj Teutës. Tek futbollistët është rritur besimi dhe sigurisht që ata duan të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive.

Ka më shumë besim në radhët e lojtarëve?

Po shikohet se ka një gjë të tillë. Me një fitore ndryshoi atmosfera, por duhet që të bëjmë më shumë. Prandaj, duhet që të jemi të kujdesshëm në këtë drejtim.

Sot luani kundër Egnatias kryesuese, çfarë ndeshjeje prisni?

Luajmë kundër ekipit të vendit të parë, që luan shumë me topin dhe e kërkon gjithnjë golin pas shumë pasimeve. Individualisht ka lojtarë të cilët mund të na rrezikojnë dhe ta zgjidhin situatën në çdo moment. Nuk janë rastësisht në vendin e parë.

Bilanci i Vllaznisë është negativ në stadiumin e Rrogozhinës. Është momenti që të thyeni tabunë e kësaj fushe?

E rëndësishme është të luajmë me kujdes në këtë takim. Duhet që t’i shfrytëzojmë maksimalisht ato raste që do të na jepen për të shënuar.

Si është situata me Esat Malën, kur do të rikthehet?

Mala nuk do të jetë i gatshëm as për këtë takim, por më gëzon fakti se lojtarët e dëmtuar janë kthyer. Sidomos për Hakajn, që është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën tonë. Edhe në takimin me Teutën, ai ka bërë shumë mirë dhe pres ta ndihmojë më shumë ekipin ndaj Egnatias.

Ndaj Teutës e nisën si titullarë Pusi dhe Sala, jeni i kënaqur?

Pusi ka luajtur shumë mirë në dy ndeshjet e fundit, por edhe Sala ka bërë mirë në mesin e fushës dhe kjo na ka kënaqur. Ai është ndër lojtarët që vrapon shumë.

A do të ishit i kënaqur me një pikë ndaj Egnatias?

Sigurisht që po. Megjithatë, Vllaznia ka objektivat e saj dhe padyshim që do të futet në fushën e lojës me objektivin e qartë për të fituar.

A besoni te fitorja e radhës në transfertë?

Jemi optimistë dhe mendojmë pozitivisht. Edhe ne kemi lojtarë cilësorë dhe për më tepër që kanë fituar trofe në karrierën e tyre. Një fitore në Rrogozhinë nuk do të ishte aspak habi.

Si po ju duket kampionati në këtë moment?

Para një jave ishim në vendin e parafundit, ndërsa tani jemi afër katërshes. Ne duhet që të kërkojmë vetëm fitore, por duke qenë të kujdesshëm n çdo ndeshje.

Keni nisur të mendoni për merkaton e janarit?

Sigurisht, por në këtë moment fokusi është të mbyllim sa më mirë të jetë e mundur ndeshjet e mbetura. Kam biseduar edhe me drejtorin sportiv dhe po punojmë paralelisht.

Edhe katër takime deri në fund të këtij viti kalendarik, sa pikë mund të marrë Vllaznia?

Ne do të kërkojmë të marrim sa më shumë të jetë e mundur, por në këtë moment përqendrimi është vetëm tek Egnatia.

Admir URUÇI

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img