Saturday, July 27, 2024

(Intervista) “Sot pres fitore”, Tetova para sfidës me Vllazninë: Nuk më intereson… derbi

Lexo

Egnatia do të kërkojë fitoren e radhës ndaj Vllaznisë sot në orën 13:30 në Rrogozhinë, me synimin për t’u shkëputur sa më shumë në krye dhe pse jo duke përfituar edhe nga rezultati i derbit Tirana-Partizani. Trajneri Edlir Tetova vlerëson shkodranët, por në të njëjtën kohë, është i bindur se ekipi i tij do të marrë 3 pikë.

Edlir, luani kundër Vllaznisë, e cila la pas krizën dhe u rikthye tek fitorja. Çfarë prisni nga ky duel?

Skuadra është stërvitur mirë dhe nuk kemi dëmtime. Vllaznia është një emër i madh i futbollist shqiptar dhe ne e kemi vlerësuar maksimalisht këtë sfidë. Megjithatë, do të synojmë vetëm 3 pikët kundër shkodranëve. Ata lanë pas krizën e rezultateve, pasi mundën Teutën, por kjo nuk na shqetëson aspak. Madje, na motivon për të qenë të karikuar maksimalisht për këtë ndeshje delikate.

Në fazën e parë fituat 0-2 në Shkodër, prisni një përballje që do të zgjidhni më mirë para tifozëve rrogozhinas?

Në futboll nuk i ngjason ndeshja-ndeshjes, pasi janë episodet ato që bëjnë diferencën. Ne do të mundohemi të bëjmë lojën tonë dhe nëse futbollistët e mi do të bëjnë detyrat që kemi punuar në stërvitje, jam i bindur që do ia dalim të sigurojmë një rezultat pozitiv. Tifozët normalisht që do na mbështesin, siç kanë bërë gjithmonë dhe ne jemi falënderues ndaj atyre për mbështetjen që na japin kudo ku luajmë.

I druheni sulmit shkodran me Balajn, Grudën dhe Çobën?

Janë lojtarë që bëjnë diferencën, por unë kam besim tek ekipi qëstërvis dhe kurrsesi nuk i druhemaskujt. Vlerësimi ynë është maksimal ndaj çdo kundërshtari. Ajoqë iu sugjeroj vazhdimisht lojtarëve është të tregohet vigjilent, si në fazën ofensive ashtuedhe atë mbrojtëse.

Egnatia ka kualitet, pasi edhekur ekipi bën rotacion, arrintë fitojë, siç ndodhi në Laç. Prisni të bëni ndonjë rregullim në merkaton e janarit apo jeni OK me këtë gruplojtarësh?

Unë jam i lumtur për futbollistët që stërvis dhe fokusi im është ndeshja e radhës. Skuadra ka performuar mjaft mirë, pasi kemi kualitet në çdo pozicion. Ia kam bërë të qartë çdo lojtari që janë të gjithë të rëndësishëm, sepse jo më kot janë pjesë e klubit. Gjatë kësaj periudhe do të analizojmë me kujdes situatën dhe nëse do ta shohim të rëndësishme, do të mundohemi të pasurojmë organikën me lojtar të rij gjatë merkatos së janarit.

Goditjet standarde kanë rezultuar problem për Egnatian sa i përket pësimit të golave, a keni punuar në këtë aspekt?

Është shumë e vërtetë që ekipi ka pësuar gola nga goditjet standarte dhe ne vazhdimisht punojmë për t’u kolaudur në prapavijë. Skuadra ka elementë cilësor në mbrojtje, por në futboll mjafton një pakujdesi dhe ndëshkohesh. Jam i bindur që nga ndeshja në ndeshje, ekipi do të bëhet një trup i vetëm dhe normalisht do ta ketë më të lehtë për të rregulluar ekuilibrat në fushën e lojës.

Këtë javë luhet edhe derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, për cilin ekip apo rezultat do të bënit tifo?

Unë dhe ekipi im fokusin e kemi tek përballja me Vllazinë. Me gjithë respektin për derbin e kryeqytetit, për mua pak rëndësi ka se çfarë rezultati prodhon kjo ndeshje. Ne kemi rrugëtimin tonë dhe skuadrat e lart përmendura i analizojmë teksa përballemi me ta.

Isa HALILI 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img