Futboll Kategoria e Parë-Java e 15-të, luhet në dy ditë. Bylisi kryesues, pret Luzin e vendit të fundit

Java e 15-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit të kategorisë së parë do të luhet në dy ditë. Sipas sektorit të garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, ato fillojnë të dielën e datës 10 dhjetor me katër takime dhe mbyllen të hënën me dy ndeshjet e fundit.

Të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 13:30, teksa në program janë duele mjaft interesante dhe të luftuara,ku spikasin duelet në Vorë dhe në Fier. Apolonia do të presë Elbasanin, një takim mjaft i luftuar dhe interesant me dy ekipet që kërkojnë vetëm 3 pikët për të mbajtur hapin e Bylisit.

Vora dhe Flamurtari është sfida tjetër që zgjon interes, ku vlonjatët synojnë vazhdimësinë, ndërsa ekipi i drejtuar nga Klodian Arbëri tenton rikthimin te fitorja. Një tjetër përballje do të jetë Kastrioti-Tomori. Të dyja ekipet prej më shumë se 5 javësh nuk e njohin fitoren dhe synojnë 3 pikët për të shkelmuar krizën.

Kryesuesit e Bylis do të presin në shtëpi Luzin e vendit të fundit, ndërsa Lushnja do të presë Burrelin, teksa Korabi do të udhëtojë në Kavajë për të sfiduar Besën.

Fatos Lamaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu