Monday, May 20, 2024

Futboll 9×9. Panthers Shkodra humbet thellësisht 6-1 me Primo MFC. Kampionati i futbollit amator, 81 gola në të dyja grupet

Lexo

Kampionati kombëtar i futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League Albania”, që organizohet nga FSHF, ka mbyllur javën e tetë mes spektaklit dhe golave të shumtë. Gjithsej në të dyja grupet u realizuan 81 gola.

Në grupin A, skuadra e ATS vijon ecurinë e rezultateve pozitive. Këtë javë siguruan fitoren e pestë radhazi duke mundur skuadrën e Vila – L me rezultatin e thellë 0-5 dhe vijojnë të kryesojnë në Grupin A me 20 pikë.

Menjëherë pas tyre vjen skuadra e IMMI, me 19 pikë në vendin e dytë. Këtë javë skuadra e IMMI mposhti Hidro Alfan me rezultatin 0-3. Më tej në grupin A, skuadrat e Primo MFC, Barrikada, FB Passion, Dymbëdhjeta  dhe Vatër fituan kundër kundërshtarëve të tyre. I vetmi barazim në Grupin A u regjistrua në ndeshjen FC Luminesen – Elso që përfundoi 2-2.

Sa i takon skuadrës shkodrane Panthers Shkodër që drejtohet nga trajneri Fatmir Axhani, duhet thënë se kjo javë ka prezantuar ndeshjen më të dobët të këtij sezoni futbollistik. Në përballjen me ekipin Primo MFC, për llogari të grupit A, skuadra shkodrane u mund me rezultatin e thellë 6 me 1.

Në Grupin B, skuadra e Dajtit regjistroi triumfin e radhës kundër FC Parkut me rezultatin e thellë 7-2 dhe udhëheqin grupin me 24 pikë. Gara në distancë vijon të jetë me Kastriotët që këtë javë fituan ndaj skuadrës Antigonean me rezultatin 3-1. Kastriotët ndodhen në vendin e dytë me 21 pikë, tre më pak se kryesuesit e Dajtit.

Në sfidat e tjera të grupit, skuadrat e Albamer, Al Ar, Ja Ar Plast, North Gate fituan në sfidat e tyre, ndërsa u regjistruan edhe dy barazime në takimet, Friends Team – Coca Cola Tepelena 1-1 dhe Big – Bite – FC Confucius 1-1.

Më poshtë edhe rezultatet e javës së tetë të kampionatit të futbollit amator 9×9:

GRUPI A

Vila – L – ATS   0-5

MD – Barrikada  1-2

Hidro Alfa – IMMI 0-3

Primo MFC – Panthers Shkodër  6-1

FC Illyrian Eagles – FB Passion 1-3

FC Luminesen – Elso 2-2

Ferraj FC – Dymbëdhjeta  3-6

Vatër – Legjendat 9×9  9-0

GRUPI B

Roamel – Albamer  1-4

Friends Team – Coca Cola Tepelena  1-1

Al Ar – Futura Dent 2-0

Antigonean – Kastriotët 1-3

FC Musa – Ja Ar Plast 1-5

Big-Bite – FC Confucius  1-1

North Gate – Gaia Triumph 4-3

FC Parku – FC Dajti  2-7

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img