Saturday, December 21, 2024

Arbitrja angleze, Rebecca Welch, gjykon për herë të parë si kryesore në Premier Ligë

Lexo

Pas pranisë së saj si gjyqtare e katërt në ndeshjen Fulham-Manchester City, ajo tani do të ngjitet në skenë dhe do të shkruajë historinë në kampionatin anglez. E shtuna e 23 dhjetorit do të jetë një datë për të shënuar në kalendarin e Premier League. Arsyeja? Për herë të parë një  grua do të gjykojë një ndeshje të kampionatit anglez. Kjo është Rebecca Ëelch, e cila do të japë vendimet e saj në ndeshjen Fulham-Burnley. Një ndeshje shumë delikate sidomos për miqtë, të cilët kanë nevojë për pikë për të forcuar pozitat në renditje.

Zona e sigurisë është me vetëm pesë pikë largësi dhe çdo ndeshje ka rëndësi. Ëelch u bë gjyqtare në vitin 2010. Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo ka arbitruar gjithashtu ndeshje të profilit të lartë në Superligën e vajzave dhe finalet e Kupës FA për vazja 2017 dhe 2020 në Ëembley. Në Dhjetor 2020, ajo u shtua në listën elitare të FIFA-s të gjyqtarëve ndërkombëtarë, duke vazhduar me arbitrimin e ndeshjeve në Kampionatin Evropian të vajzave në UEFA 2022 dhe Kupën e Botës për vazja 2023.

Muajin e kaluar, ajo u bë gruaja e parë që mbajti rolin e Zyrtares së Katërt në një ndeshje në Premier League, në sfidën Fulham – Manchester United. Tani ajo do të jetë protagoniste. Ndërsa Sam Allison do të gjykojë ndeshjen Sheffield United-Luton. Një sfidë tjetër tjetër kjo për të shmangur rënien nga kategoria.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img