Friday, May 3, 2024

Basketboll Meshkuj-Besëlidhja mposht Tiranën në “Farie Hoti”

Lexo

Tirana-Besëlidhja, 88-96(20-20, 22-22, 15-31, 31-23)

Tirana dhe Besëlidhja në basket meshkuj janë përballur mbrëmjen e së premtes në sallën sportive, “Farie Hoti” të kryeqytetit në kuadër të javës së 11-të të Superligës së meshkujve. ,

Një kjo sfidë që ka vënë përballë edhe ish-trajnerin e Kombëtares, Afrim Bilalin, që drejton tashmë skuadrën lezhjane, me trajnerin aktual të koshit kuqezi, Erkand Karaj, i cili është prej disa sezonesh në stolin bardheblu.

Në fakt, dy pjesët e para të këtij takimi kanë qenë në barazpeshë të plotë, teksa 10-minutëshi i parë është mbyllur me shifrat 20-20, ndërsa ai i dyti me shifrat 22-22, çka bëri që në pushimin e madh midis gjysmave, të dyja skuadrat të shkojnë të mbërthyer në rezultatin 42-42.

Por Besëlidhja ka dalë një tjetër skuadër nga dhomat e zhveshjeve, teksa skuadra e trajnerit Bilalit e ka mbizotëruar këtë 10-minutësh, duke e fituar atë me një epërsi të dyfishtë, 31-15 dhe duke kryesuar kështu pas një gjysmëore me shifrat 73-57.

Ndonëse skuadra lezhjane ka vijuar të mbizotërojë, duke kryesuar deri në një moment edhe me 25 pikë epërsi, Tirana ka reaguar, duke e ngushtuar hendekun deri në 5 pikë, por Besëlidhja e ka mbrojtur fitoren me shifrat 96-88, duke korrur kështu fitoren e 10-të, në po aq ndeshje të këtij sezoni, ndërsa bardheblutë pësojnë humbjen e 3-të.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img