Vllaznia në basketboll për meshkuj ka bërë një paraqitje mjaft të mirë në fazën e parë të Kampionatit Kombëtar për kategorinë Superiore. Edhe pse me probleme jo të pakta organizative, kryesisht të aspektit financiar, trajneri Damian Bekteshi së bashku me kolegun e tij Roni Gjeçaj, arritën ta mbyllin me sukses fazën e parë.
Përpos vendit të katërt në rendite me pikë të barabarta me vendin e tretë, basketbollistët e formacionit kuqeblu janë përzgjedhur me treguesit e tyre pozitiv në aspektin individual.
Kështu, në perfundim te fazes se pare FSHB ka shpallur lojtaret me statistikat me te mira te fazes se pare ne kategorine e meshkujve.
Ekipi i Vllaznise perfaqesohet me basketbollistin amerikan Craigg Sabb si lojtari me perqindjen me te larte te realizimit ne kategorine e gjuajtjeve te lira,gjithashtu si lojtari i dyte me me shume asistime si dhe lojtari i 6-te me eficent ne superligen e meshkujve.
Ne javen e 11-te te kampionatit kombetar per te rritur lojtari i ekipit te Vllaznise per te rritur Veton Gjecaj u shpall lojtari i javes sipas faqes se mirenjohur te basketbollit @eurobasketofficial me keto statistika :
Double-Double me 22 pike dhe 10 kapje topi ne tabele, 8 asist,6 vjedhje topi dhe nje bllok ,ne vendin e 5-te u rendit basketbollisti tjeter i Vllaznise Mckyron Tucker me 26 pike,8 kapje topi ne tabele dhe 7 asist ndersa ne vendin e 9-te eshte basketbollisti tjeter i Vllaznise Craigg Sabb me 23 pike,10 rebounde dhe 9 asiste .