Monday, April 29, 2024

(Video) “Më të mirët e vitit 2023”. Nderohen familje sportive, ekipe, trajnerë dhe sportistë shkodranë

Lexo

 

Me një pjesëmarrje të gjërë, veteran të sportit, trajnerë, sportistë, si dhe drejtues të qeverisjes vendore, janë nderuar më të mirët e vitit 2023”, aktivitet ky i organizuar për të dytin vit me radhë nga gazeta Shkodra Sport nën drejtimin e gazetarit të mirënjihur, Gjergj Kola.

Të parët që kanë hapur serinë e të dekoruarve kanë qënë tre familjet sportive shkodrane: Basha, Gruda, Shkoza, si dhe veterani futbollit Rauf Çanga, i cili përkonte me 80-të vjetorin e lindjes së tij.

Për familjet në fjalë, organizatorët kishin rezervuar vlerësimin me çertifikatë “Mirënjohje”, të cilat janë dorëzuar nga presidenti i KF Vllaznia Alban Xhaferi, si dhe autoritet vendore, kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, Prefektja, Majlinda Angoni, Kryetarja e Keshillit te Qarkut Marina Duhani, kryetari i Keshillit Bashkiak Oltion Luli, si dhe fitura të tjera të nderuara të sportit shkodran.

Në vijim, nën moderimin e gazetares Alma Mehmetaj dhe gazetarit Kola, janë shpallur edhe dhjetë personazhet më të spikatura të vitit 2023, si dhe në vazhdim edhe talentet e vitit 2023.

Personazhet fitues, janë: Ekipet e Vllaznisë në Boks, Atletikë meshkuj, Judo Nelson Hysa boks, Franko Burraj atletikë, Megi Doçi dhe Bekim Balaj në futboll, Bernada Rreshpja basketboll, Nikolin Qafarena volejboll, Gresi Bajri tenis. Kësaj dhjetëshe i është bashkuar edhe futbollisti Esat Mala, fitues i çmimit të publikut.

Ndërkohë,  “10 talentet më të mirë të vitit 2023”, janë: Kolindo Kiri (atletikë), Klaudia Borci (futboll), Kevin Dodaj (futboll), Hysen Karmenshtna (artet marciale- MMA), Paola Gjyshja (volejboll), Flavio Venomi (çiklizëm), Antonino Mullisi (peshëngritje), Medina Hykaj (basketboll), Viki Tafrruku (not), Demian Çuni (xhudo).

(Video) Ceremonia “Më të mirët e sportit shkodran 2023”, organizuar nga gazeta Shkodra Sport.(Pjesa e parë) 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img