KF Vllaznia ka bërë ditën e sotme realitet premtimin e bërë në pragndeshjen me Skënderbeun. Nga shuma e grumbulluar nga shitja e biletave të kësaj ndeshje, është grumbulluar një fond i cili ka shkuar për blerjen e një autoveture e cila ka qenë mëse e domosdoshme për Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër.
Si rrjedhojë katër futbollistë të skuadrës, kapiteni Bekim Balaj, së bashku me kolegët e tij, Ardit Krumi, Esat Mala dhe Mehdi Çoba, kanë qenë të pranishëm sot në ambjentet e kësaj Shtëpie jo vetëm për të dorëzuar çelësat e kësaj autoveture, por edhe për të festuar e gëzuar bashkë me gjyshërit duke kaluar disa çaste vërtetë të këndshme bashkë me ta në këto ditë festash.
(Video) KF Vllaznia, dorëzon dhurata për shtëpinë e të moshuarve Shkodër për festën e fundvitit.