Monday, November 25, 2024

5 vite kontribut për Vllazninë, Dritan Smajlaj nderohet nga klubi kuqeblu

Lexo

Origjinën e ka nga Malësia e Madhe, por vitet e rinisë i ka kaluar në Lezhë, aty ku është formuar edhe si futbollist duke u bërë pjesë kryesore e Besëlidhjes. Falë vlerave të shfaqura në radhët e lezhjanëve, është KF Vllaznia që i bën ofertë për t’u veshur kuqeblu. Dhe, për hirë të së vertetes, ai që e pat propozuar për t’u bërë pjesë e Vllaznië, është Kujtim Shaba, ish futbollist dhe ish drejtues i KF Vllaznia.

Bashkëjetëse, kjo që zgjati për pesë vite me radhë duke spikatur si një nga titullarët kryesorë të skuadrës kuqeblu. Është kjo arsyeja që duke shfrytëzuar miqësoren e sotme, Vllaznia-Besëlidhja, klubi kuqeblu e ka nderuar Dritan Smajlajn duke organizuar një ceremoni modeste, gjatë së cilës i ka dorëzuar uniformën e Vllaznisë me numrin 2, pikërisht atë numër që ai mbante kur luante me Vllazninë.

Fanelën ia ka dorëzuar një ish bashkëkohës i tij në fushën e lojës, Tefik Osmani, i cili sot mban detyrën e drejtorit sportiv të Klubit të Futbollit Vllaznia.

Gjithçka ka ndodhur sot, në prag të miqësores së kuqebluve ndaj ekipit të Besëlidhjes, ndeshje kjo që u mbyll me rezultatin 1 me 2 në favor të ekipit lezhjan, me gola të shënuar nga Dibra dhe Marku për lezhjanët dhe Gomesh për Vllazninë.

Fitore, kjo që e ka kënaqur Dritan, jo vetëm për shifrat, por edhe për atë që futbollistët e tij demonstruan në fushën e lojës. Gjë, që në fakt e shprehu qartë edhe në prononcimin e dhënë për mediat pas përfundimit të ndeshjes në fjalë.

Por, përpara se të fliste për ndeshjen, trajneri i Besëlidhjes, Dritan Smajlaj, e nis me emocionet e stadiumin ku luajti për plot pesë vite me uniformën e Vllaznisë.

 “Të them të verteten, ishte emocion, sepse kthehem në Shkodër, tek stadium ku për për pesë vite kam derdh gjak për hir të së vertetes. Më ngel peng që nuk arrita ta shijoj këtë stadiumin e ri, megjithatë, emocioni ishte prezent, nuk  mund ta fsheh”, i tha gazetarëve shkodranë, kreu i pankinës së Besëlidhjes, Dritan Smajlaj.

(Video) Prononcimi i ish futbollistit të Vllaznisë, Dritan Smajlaj, sot trajner i Besëlidhjes, i cili mundi Vllazninë në miqësore, 1-2.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img