Wednesday, December 11, 2024

Partizani e nis vitin 2024 në Antalia. Të kuqtë kanë në program dy miqësore me Volendam dhe Neftchi Baku

Lexo

Ndryshimi teknik, me ardhjen e teknikut Orges Shehi vetëm pak ditë para mbylljes së vitit 2023, e ka bërë të nevojshme për Partizanin, një fazë përgatitore intensive, pavarësisht se koha deri në rinisjen e kampionatit nuk është e madhe. Kështu, të kuqtë kanë zgjedhur Turqinë dhe rezidencat e Antalias nga data 2 deri në 10 janar, duke i dhënë mundësinë teknikut të njohë në detaje lojtarët me të cilat do të punojë për gjysmën e dytë të sezonit, në kërkim të konfirmimit kampion. 8 ditë shumë të rëndësishme, në fakt, edhe në këndvështrimin e merkatos, me drejtuesit dhe Shehin që do të diskutojnë për përforcimet e mundshme, ndoshta me mundësinë konkrete për ti provuar në dy miqësoret në program. Pikërisht kështu sepse Partizani ka të planifikuara dy teste të rëndësishme gjatë ditëve turke. Në datën 5 janar Shehi dhe të tijtë do të përballen me holandezët e Volendam aktualisht në vendin e 17 në Eredivisie e që vjen nga katër humbje në 5 ndeshjet e fundit. Katër ditë më pas, në 9 janar e një ditë përpara kthimit në Tiranë, Partizani do të luajë kundër Neftchi Baku, i treti në kampionatin azer, e që duke parë kohët e testit është edhe sfida më e rëndësishme për Shehin, përpara rifillimit të kampionatit. Kategoria Superiore rinis në 12 janar me javën e 19, ndërsa Partizani do të zbresë në fushë një ditë më pas kundër Teutës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img