Kampionati “Abissnet Superiore” do të çelë siparin për vitin 2024 me javën e 19-të, që do të luhet e ndarë në tre ditë, ditën e premte, shtunë dhe të diel.
Java e 19-të do të mbyllet ditën e diel me sfidën Vllaznia – Kukësi, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur që nga ora 17:00 ku kuqeblutë do të kërkojnë vetëm 3 pikët.
Vllaznia do të ketë mungesa ndaj ekipit të Stavri Nicës ku Esin Hakaj dhe Marco Juric nuk do të mund të japin kontributin e tyre në këtë përballje. Hakaj është i pezulluar me 4 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës, teksa kjo është dueli i dytë që shlyen. Gjithashtu për shak pezullimi mungon edhe mbrojtësi kroat, Marco Juric i cili ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe ndaj Kukësit nuk do të luajë.
Në këto kushte Qatip Osmani do të duhet të ribëjë mbrojtjen për duelin e së dielës.