Friday, May 17, 2024

(Video) Kupa “Zamir Shpuza” 2024. Ish futbollisti i Vllaznisë dhe i kombëtares kuqezi, përkujtohet në një ceremoni, me praninë e shumë figurave të respektuara të sportit shkodran e më gjërë

Lexo

Dhjetë vite më parë do të ndahej nga jeta në moshën 45 vjeçare, ish- futbollisti i Vllaznise dhe i kombëares shqiptare Zamir Shpuza. Ashtu si edhe në përvjetorët e mëparshëm, edhe në këtë përvjetor të dhjetë, figura e Shpuzës është nderuar me një kupë të organizuar në emrin e tij.

Në garë kanë qënë katër ekipe të futbollit të moshave të fëmijëve, KF Shkodra A dhe B, si dhe The Door, A dhe B, ku pas dy takimeve eleminatore, u luajt finalja, KF Shkodra-The Door, në mes dy ekipeve të drejtuara nga trajnerët Safet Osja dhe Edmond Doçi. 1 me 0 në favor të ekipit Shkodra është mbyllur kjo finale, e cila deri në momentet e fundit u shoqërua me shumë rivalitet.

Pas ndeshjes finale ka ardhur edhe ceremonia e mbylljes së aktivitetit, në të cilën kanë qënë të pranishëm figura të shumta sportive, duke nisur që nga mbi 80 vjeçarët, Zyhdi Çoba, Rauf Çanga, Fatmir Lugji, Fatmir Paçrami, për të vijuar me brezin tjetër, ato që në luajtur me vetë të ndjerin Zamir Shpuza, Avenir Dani, Armir Grima, etj.

I pranishëm ka qënë edhe presidenti i KFF Vllaznia, dhe kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit, Lazër Matija, i tërë stafi teknik i KF Vllaznia, me në krye drejtorin sportive Tefik Osmani dhe trajnerin Qatip Osmani si dhe kapitenin Bekim Balaj, politikanë, nga shoqëria civile, si dhe përfaqësues nga shoqata e tifozëve të Vllaznisë me në krye Astrit Rrahmanin.

Me emocione në këtë ceremoni u prit shpallja e ekipit fitues të KF Shkodra, si dhe medaljet e shpërndara për më të dalluarit: Portieri më i mirë Jasin Jacaj, sulmuesi më i mirë Gjon Lleshi, lojtari më i mirë i kupës Raif Xama, si dhe futbollisti i talentuar i perspetives Ebubeker Hoxha.

Gjatë zhvillimit të ceremonisë, veteranët e futbollit shkodran kanë folur me respekt për figurën e njohur të ish futbollistit Zamir Shpuza, ndarë nga jeta dhjetë vite më parë në moshën 45 vjeçare.

Në mbyllje, ka qënë Luan Shpuza, vëllai i Zamir Shpuzës, i cili në emër të familjes Shpuza, ka falenderuar të pranishmit për pjesëmarrjen dhe respektin e treguar nga vëllait të tij.

(Video) Ndeshja finale e futbollit të moshave, KF Shkodra-The Door, si dhe ceremonia e mbylljes së aktivitetit.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img