Sunday, November 24, 2024

(Video) Ditëlindja e 77-të e Zef Gjonit. Trajneri legjendë feston me boksierët e tij kampion: Ndjehem si 57 vjeçar, kam akoma shumë për të dhënë për boksin shqiptar

Lexo

Për Zef Gjonin, trajnerin legjende të boksit shkodran dhe atij shqiptar, pasditja e së shtunës së 13 janarit ka qënë krejt e veçantë. Me iniciativë të boksieërëve shkodranë, kampionëve të sotëm, si dhe brezit të ish kampionëve të viteve të mëparshme, Shoqata sportive e boksit Vllaznia në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Boksit, është organizuar në pikën turistike të Shirokës festimi i ditëlindjes së 77-të të kryetrajnerit të Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare, Zef Gjoni.

Krahas grupit të boksierëve Artur Gavoçi, Besnik Gjetaj, Sokol Buliqi, Rafael Daberdaku, Jetmir Isaj, Sead Bushati, Jetmir Kuçi, Oltion Kraja, Lazarin Vila, Geljan Rajku, për të nderuar trajnerin legjendë të boksit shqiptar, kanë mbërritur në Shkodër edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit, Florent Kalivopulli, pëfaqësues të klubit Flamurtari shoqëruar edhe nga deputeti Bujar Leskaj, etj.

I prtanishëmj në këtë festë dedikuar trajnerit Gjoni, ka qënë edhe legjenda e sportit të mundjes, Eljaz Guri, sponsori i shumë viteve me radhë, Gjergj Livalli, presidednti i klubit të boksit Rozafa, Avenir Durraj, etj,  të cilët, të gjithë së bashku e kanë uruar professor Zefin, që ta kenë sa më  gjatë mes tyre, pasi një person i tillë si ai, është vlerë për sportin e boksit shqiptar.

I emocionuar për respektin e bërë nga boksierët e tij, me të cilët ka korrur suksese pafund, kryetrajneri i Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare, Zef Gjoni, sfidon 77 vitet që ka mbi supe duke premtuar se do të vijojë të jetë edhe për shumë vite në krye të sportit të boksit.

Në rininë e tij, Zef Gjoni ka qënë titullar në sportin e basketbollit, ndërkohë që pas rihapjes së sportit të boksit në vitet 90-të dhe deri më sot është kryetrajner i boksit Vllaznia duke fituar 25 tituj kampion, më shumë se askush tjetër në Shqipëri.

(Video) Festa e boksierëve shkodranë në 77 vjetorin e lindjes së trajnerit të boksit, Zef Gjoni. Në vijim, porononcimi i vetë trajnerit Gjoni, si dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit, Florent Kalivopulli, deputetit Bujar Leskaj, dhe ish boksierit kampion, Sokol Buliqi.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img