Saturday, November 23, 2024

Lushnjari Laver Alla, gjykon sfidën Vllaznia-Kukësi. Sot, ora 17:00, në “Loro Boriçi”

Lexo

Vllaznia do të presë Kukësin në Shkodër për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të “Abisnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” do të startojë në orën 17:00.

Një ndeshje ku objektivat e ekipeve janë të ndryshme. Vllaznia kërkon fitoren për t’u barazuar me pikë me Tiranën e vendit të tretë,ndërsa Kukësi “ëndërron” 3 pikët që të largohet nga zona e ftohtë e klasifikimit.

Por bazuar në 6 ndeshjet e fundit 4 të sezonit të shkuar dhe 2 të këtij sezoni,verilindorët e kanë të vështirë ndaj shkodranëve. Në të 6 këto sfida,në tre raste që është luajtur në “Loro Boriçi”, Vllaznia nuk është “thyer” dot nga Kukësi,me shkodranët që kanë marrë 9 pikë.

Ndërsa në 3 sfidat e tjera, Kukësi ka triumfuar vetëm një herë,ndërsa dy të tjerat kanë përfunduar në barazim. Dhe pikërisht këtë fitore,të besuarit e Nicës e morën në tetor të 2023-shit,në fazën e dytë të Superiores. Teksa ditën e sotme kërkojnë të “prishin” mallkimin e mitikut të Shkodrës.

Dueli i sotëm, në mes Vllaznisë dhe Kukësit, i është besuar arbitrit lushnjar Laver Alla që të gjykojë në ropin e kryesorit duke pasur ndihmës në anësore, bashkëqytetarin e tij Devis Korreshi dhe tiranasi, Ergys Spahiu.

Trupa gjykuese e ndeshjes, Vllaznia-Kukësi:

Arbitër kryesor: Laver Alla(Lushnje)

Asistent 1: Devis Korreshi(Lushnje)

Asistent 2: Ergys Spahiu(Tiranë)

Arbitër i 4: Daniel Vrapi(Tiranë)

Var: Dorjan Maletaj(Tropojë)

Avar: Eldorjan Hamiti(Lezhë)

Delegat: Bujar Pregja(Tiranë)

Vëzhgues: Kridens Meta(Tiranë)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img