Tuesday, November 26, 2024

Felipe Anderson, presion Lazio-s për rritje oferte. Në rast mosmirëkuptimi, gati kalimi tek Juventusi

Lexo

Felipe Anderson e ka vendosur të ardhmen e tij. Aventura te Lazio ka ardhur drejt fundit dhe braziliani nuk do të rinovojë kontratën me klubin bardhekaltër, duke u larguar si lojtar i lirë nga kryeqyteti italian në qershor.

Sipas “Corriere dello Sport”, lojtari nuk do të largohet nga Serie A, pasi synon që të vazhdojë karrierën te Juventusi, klub me të cilin ka arritur në parim një marrëveshje për transferimin në Torino në fund të sezonit aktual.

Anësori i sulmit të Lazios pret që klubi kryeqytetas të rrisë ofertën në 3 milionë e gjysmë në vit sezon plus bonuse deri në vitin 2027, por duket se presidenti Lotito nuk ka ndërmend që të propozojë shifra të tilla, prandaj largimi i brazilianit tashmë duket i sigurtë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img