Ish-sulmuesi i Egnatias, Gytis Paulauskas, do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij, pasi nga sot është zyrtarisht një lojtar i Kolos Kovalivka, skuadër që militon në elitën e futbollit ukrainas.
24-vjeçari largohet nga Rrogozhina pas 18 ndeshjeve të luajtura me fanellën e Egnatias, takime në të cilat shënoi 4 gola. Klubi rrogozhinas ka përfituar rreth 300 mijë euro nga shitja e Paulauskas.
Sulmuesi lituanez ka firmosur një kontratë 2 vite e gjysmë me Kolos Kovalivka, që aktualisht qëndron në vendin e 9-të në renditjen e kampionatit ukrainas.