Laçi dhe Vllaznia nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 në sfidën e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Pas kësaj sfide për MCN TV, foli trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani:
“Nuk e di mbas ndeshjes të jemi të lumtur për pikën, apo të mërzitur që kemi humbur 2. Nuk i kemi shfrytëzuar disa raste dhe mendoj se ishim më afër fitores. Ne ishim të detyruar t’i bënim ndërrimet veçanërisht me Stojanovic që na jepte siguri. Dhe ky ishte problemi minutat e fundit prandaj u tërhoqëm.
Gjatë javës do i flasësh skuadrës për gjërat pozitive apo negative të kësaj sfide?Sigurisht që duhet të përmendet pozitivet, por absolutisht jam i kënaqur me lojën që luajtëm. Është futboll dhe ka gabime. Megjithatë kjo është një ndër ndeshjet më të mira që prej kur kam ardhur unë trajner. Do të jenë gjërat pozitive ato që do i flas dhe do përmirësojmë gabimet që bëmë sot.
A mund të bëni diçka më shumë përsa i përket konkretizimit? Kur i përmenda këto negativitet që u shfaqën, mendimi ishte te finalizimi i aksioneve. Në disa raste edhe në këtë lojë me shumë pak lojtarë ishim në 16 metërsh. Në disa raste nuk kishim lojën e kombinimeve edhe pse kishim mundësi ta bënim diçka të tillë.
Minutat e fundit u tërhoqët për të mbrojtur rezultatin? Ne ishim të detyruar të bënim zëvendësime me Alivodën dhe Stojanovic. Një ndër arsyet se pse ne u tërhoqëm është kjo. Prap se prap Stojanovic si në difensiv dhe ofensiv është ai që qarkullon topin i qetë. Dhe kjo është arsyeja e tërheqjes.
Merituat diçka më shumë? Sipas rasteve, mendoj se ishim më afër fitores. Për ne është me rëndësi kjo pikë pas Laçi është kandidat për “Final Four” dhe ishte me rëndësi mos të humbej kjo ndeshje.”