Saturday, July 27, 2024

Josa: “Mund të kishte shkuar ndeshja edhe ndryshe. Barazim jo i kënaqshëm, por i drejtë”

Lexo

Skuadrat veriore, Laçi dhe Vllaznia, janë ndarë në barazimin 1-1, në ndeshjen e javës së 22-të të Kategorisë Superiore. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i kurbinasve, Mirel Josa.

“Nuk kishim hyrë në fushë për të barazuar ndeshjen. Ndeshja përfundoi në barazim pasi Vllaznia na imponoi një lojë të cilën ne e kishim shumë parasysh se çfarë do bënte. Edhe me Partizanin në këtë formë luajti. Ishte një pjesë e parë që e mirë nga ne. Kaluam në avantazh, por momentet e para të pjesës së dytë nuk ishin të mira për ne pasi duhet të ishim ekuilibruar më mirë nga krahët. U futëm në lojë dhe me rastet që patën të dyja ekipet, mund të kishte shkuar ndeshje edhe ndryshe. Por mund të them që ishte barazim jo i kënaqshëm, por i drejtë.

Nga momenti që Vllaznia u paraqit me 3 sulmues duke patur parasysh cilësitë e Malës dhe Grudës, nuk ishte racionale që ne të sulmonim. Ne duhet të prisnim dhe të ekuilbronim lojën dhe të dilnim përpara. Me rreshtimin që kishim ne duhet të luanim më shumë në qendër të mesfushës.

Tani nuk ka më futboll brenda apo jashtë. Skuadra duhet të luajë njësoj qoftë në shtëpi apo transfertë. Problemi është se ne duhet t’i ambientohemi më shumë kundërshtarit”, e mbylli fjalën e tij trajneri i Laçit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img