Vllaznia ka arritur të mposhtë me rezultatin 2-1 Teutën në “Loro Boriçi”, takim i vlefshëm për javën e 23-të të Superiores. Ishte Çoba, i cili u aktivizua në minutën e 82-të, që në kontaktin e parë me topin, e dërgon atë në rrjetë dhe i dha fitoren kuqebluve. Pas kësaj sfide, ai u shpreh për MCN TV:
“Nuk e mendova që do shënoja sapo të futesha, por futem gjithmonë në fushë me besimin për të gjetur golin. Ishte e vështirë sepse kur shënon dhe pëson vështirësohen gjërat, por morëm 3 pikë shumë të rëndësishme. Arritëm Partizanin dhe shpresoj që të marrim vendin e dytë. Kemi dhe ndeshjen me Egnatian, por në Shkodër nuk do të jetë aspak e lehtë për ta. Ne do të futemi vetëm për fitore”, u shpreh sulmuesi i Vllaznisë.