Vllaznia-Partizani 8-9
(Shënues: Tafili (2), Gjoklaj (2), Lekaj, Hyseni, Djepaxhia, Ujka)
Vllaznia-Tirana dhe Partizani-Flamurtari, ishin dy gjysëmfinmalet e Kupës së Shqipërisë në Futsal, ndeshje këto të zhvilluara në pallaitn e sportit “Dhimitraq Goga” të Durrësit, ku pas një takimi direkt kishin mission përcaktimin e dy ekipeve finalist.
Dueli i parë ka qënë ai në mes Vllaznisë dhe Partizanit, një çift që në fazën e parë ka regjistruar një fitore të thellë nga skuadra e kuqe. Por, këtë radhë, në sfidën e gjysëmfinales së Kupës së Shqipërisë, gjërat ishin ndryshe, ku vetë rezultati, 8 me 9 në favor të Partizanit flet për rivalitetin dhe emocionet që prodhoi kjo ndeshje.
Takimi ka nisur në mënyrën më të mirë për Vllazninë, e cila pas largimit të trajnerit Bujar Celufaj, prej dy ndeshjesh është duke u drejtuar nga drejtori sportiv i futsallës kuqeblu, Arben Xhaferi.
Shkëndinë e parë kuqeblu e jep kapiteni Senad Lekaj me atë gol mjeshtror të shënuar që në minutën e parë të ndeshjes. Më pas, nuk do të vononte kundrapërgjigja e Partizanit duke e barazuar rezultatin në 1 me 1, por gjithësesi Vllaznia kalon edhe dy herë të tjera në avantazh në këtë këtë pjesë të parë, e cila mbyllet me përmbysjen e Partizanit, 3 me 4.
Edhe pjesa e dytë shoqërohet me të njëjtat emocione, por çuditërisht, Vllaznia përfshihet në gabime të shumta, duke nisur nga porta, por edhe hapësira në mbrojtje, gjë që sjellin pësimin e golave krejtësisht të evitueshëm.
Ndërsa avantazhi i Partizanit shkon papritmas në 9 me 4, trajneri i Vllaznisë Arben Xhaferi ndërhyn menjëherë në formacion, ku pikë së pari aktivizon në portë Gjergjin, i cili i jep më shumë siguri skuadrës, ndërkohë që në fushë janë edhe futbollistë të tjerë të rinj, si Hyseni, Ujka, Boshti, të cilët, të kombinuar me ato me më përvojë si Tafili, Lekaj, Djepaxhia, ndryshojnë tërësisht rrjedhën e lojës.
Kësisoj, krahas golave të Lekajt dhe dy të Tafilit në pjesën e parë, në dhjetëminutëshin e fundit të ndeshjes, golat kuqeblu të Gjoklajt, Hysenit, Djepaxhisë, Ujkës, si dhe përsëri të Gjoklajt pasojnë njëri tjetrin duke tronditur Partizanin, i cili në minutën e fundit e shikon veten me vetëm një gol diferencë, 8-9.
Trajneri Xhaferi i kërkon skuadrës që e gjitha të jetë në portën e Partizanit në kërkim të golit të barazimit. Presioni kuqeblu është i dukshëm përballë një Partizani, i cili është tërësisht i tërhequr në mbrotje të avantazhit. Avancimi me shpejtësi i sekondave të fundit shpëton Partizanin, i cili fiton me rezultatin 8 me 9 duke u kualifikuar kështu në finalen e Kupës së Shqipërisë.
Nga ana tjetër, edhe pse në këtë ballafaqim Vllaznia mori vlerësime pozitive, gabimet amatoreske të dhjetëminutëshit të parë të pjesës së dytë, e ndëshkuan atë duke e eleminuar nga gara për fitimin e Kupës së Shqipërisë.
Emocione ka pasur patjetër edhe në gjysëmfinalen tjetër, Tirana-Flamurtari, ku në fakt ishin vlonjatët që e kërkuan më shumë kualifikimin duke qënë tre herë radhazi në avantazh, por që Tirana e barazoi në të tre rastet deri në 3 me 3, ndërkohë që në fund, goli i Nelajt e çon në 4 me 3 rezultain në favor të Flamurtarit, i cili kualifikohet në finalen e Kupës së Shqipërisë, ku fitimin e trofeut, do ta diskutojë me Partizanin, që eleminoi dy orë më herët Vllazninë.
(Video) Pamje nga ndeshja gjysëmfnale, Vllaznia-Partizani, e mbyllur 8 me 9 në favor të skuadrës së kuqe.