Monday, December 23, 2024

(Video) Volej Femra. Vllaznia mund Pogradecin me set final. Ndeshjen e ndjekin së bashku, Kryebashkiaku shkodran Beci dhe Presidenti i FSHB-së Pëllumbi

Lexo

Vllaznia-Pogradeci  3-2(25/22 18/25 20/25 25/18 15/10)

Vllaznia në volejboll për femra ka arritur një fitore të ëvshtirë, por krejtësisht të merituar. Vajzat kuqeblu të drejtuara nga trajnerja Nora Deda sfiduan një rival direkt si Pogradeci me rezultatin 3-2.

Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ka nisur më mirë për skuadrën kuqeblu, e cila fiton setin e parë me shifrat 25-22. Por, mikeshat pogradecare, në gjirin e të cilave luan edhe ish volejbollistja e Vllaznisë Adma Mikopula, e cila këtë sezon luan me skuadrën e qytetit nga është origjina e së ëmës së saj, reagojnë shumë shpejt.

Madje, reagimi pogradecar është në atë nivel, sa arrin të fitoj dy sete radhazi, fillimisht 18-25 dhe më pas 20-25. Madje, Pogradeci i rejtuar nga trajnerja Mimoza Shahu është në avantazh edhe në setin e katërt duke të krijuar përshtypjen se po shkonte drejt fitores së krejt ndeshjes, 1-3.

Por, në skenë del trajnerja Nora Deda, e cila pikërisht në momentin më deçiziv kur skuadra dukej e dorëzuar kërkon dy pushime radhazi duke “shkundur” volejbollistet e saj. Dhe, reagimi vjen shumë shpejt, kur Vllanzia arrin, jo vetëm të barazojë, por edhe të marrë avantazhin dh eta fitojë setin e katërt 25-18.

Në këtë mënyrë, ndeshja shkon me set final, aty ku Vllaznia, duke vijuar me entuziasmin e fundsetit të katërt, arrin ta fitojë edhe setin final me shifrfat 15-10, dhe të gjithë ndeshjen me rezultatin 3 me 2.

Një fitore kjo që u duartrokit gjatë nga tifozëria shkodrane, e cila vjen pikërisht në ditën e festës së 105 vjetorit të klubit kuqeblu duke dhënë premise për një të ardhme edhe më cikësore në ndeshjet e ardhshme.

Ndër të tjera, ajo që spikati në këtë ndeshje, ishte prania në shkallët e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” e kryebashkiakut shkodran Benet Beci, i shoqëruar nga i tërë stafi i zyrës së sportit pranë këtij institucioni, i cili e ndoqi ndeshjen përkrah Presidentit të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erli Pëllumbi.

(Video) Ndeshja, Vllaznia-Pogradeci, volej femra, 3-2. Seti final-transmetim me koment nga Veriu Sport.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img