Friday, November 29, 2024

1 milionë arsye, pse Vllaznia duhet të fitoj përballë Tiranës!

Lexo

Nga Fatos LAMAJ

Vllaznia-Tirana padyshim është krye ndeshja e javës së 26-të të “Abisnet Superiore”,i madh e i vogël jan sy e vesh tek ndeshja mes këtyre dy rivalëve të përjetshëm. Çdo sekondë dhe minutë që kalon,bëhet gjithnjë e më shumë emocionuese,kjo pasi klasikja ngelet klasike dhe asnjëherë nuk ka favoritë.

Prej vitit 2001 Vllaznia është në kërkim të titullit kampion,por oshilacjonet nga sezoni në sezon kan bërë që tifozët të ulin numrin e tyre me pranishmërin e tyre nëpër stadiume. Ky sezon futbollistik edhe pse nisi në mënyrën jo të duhur për Vllazninë,me ardhjen në krye të pankinës së Qatip Osmanit fytyra e Vllaznisë mori pamje tjetër.

Vetëm dy humbje nën drejtimin e tij, duke bërë qe skuadra si: Egnatia, Tirana, Dinamo, Erzeni, Skënderbeu, Teuta, Kukësi, Partizani etj ti përulen Vllaznisë. Lojtarët jan po ata,por fryma e sjell në ekip nga ana e Tetovarit Osmani ka bërë një qytet të tërë të besojnë dhe shpresojnë për titullin kampion.

E pra që të arrish tek titulli duhet të dish të menaxhosh çdo situatë të mundshme që të vjen,duhen pranuar edhe gabimet tek vetja,dhe secili të dijë të jap maksimumin e tij kurdo që i jepet mundësia.

Siguria nis që nga porta ku pak kush mendoj se dyshja Qarri-Mehidri do mbante mbi supe peshën e gjithë sezonit ku jan plotë 39 ndeshje në kampionat + ndeshjet në Kupën e Shqipërisë ku këtë vit Vllaznia qëndron favorite,pa harruar mbrojtjen ku katërshja Smajli, Juriç, Stojanoviç, Hakaj  shtuar dhe lojtarët si: Pusi dhe Sala jan kan dalë mjaftë mirë të mbajnë kundërshtarët e tyre larg portës së Vllaznisë.

Mesfusha disi më e balancuar me Boshnjakun Alivodën dhe Krymin si dhe zbritjen e Malës herë pas here,pa harruar treshen në majën e sulmit Gruda, Balaj, Çoba që sulmit të Vllaznisë i kan dhënë një tjetër ritëm.

E kur përmend këta emra nuk mund të lësh pa përmendur edhe stafin me në krye dyshen e trajnerëve Qatip Osmani dhe Bashkim Livoreka pa harruar trajnerin e portierëve Ideal Lekiqi gjithashtu drejtorin sportiv Tefik Osmani si dhe qershinë mbi tortë duarartin Zyhdi Çoba i cili përtej moshës jep maksimumin që ekipi të mos çaloj asnjëherë. Ky vals i ndërtuar nga koka tek këmbët po mer frytet e veta dalëngadalë, dhe nesër është prova e së vërtetës për ti treguar qytetarëve të saj se jo rastësisht është forca e dytë e kampionatit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img